Çmimet do të hypin n’qiell: Organizatat e bizneseve thirrje qytetarëve që nesër të dalin në protestë
Organizatat e bizneseve, kanë ftuar protestë për nesër ku përveç punëtorëve të bizneseve, iu bëjnë thirrje edhe qytetarëve që të dalin ne shesh, kundër shtrenjtimit të rrymës.
“Protesta ka për qëllim ta ngris zërin ndaj vendimit të ZRrE-së por edhe ndaj heshtjes së qeverisë së Kosovës për të ndërmarrë masa ose subvencionu ose ndonjë mekanizëm tjetër që do ta gjenin për mbështetjen e bizneseve në fazën e kalimit të tregut të lirë.
Bizneset po sfidohen nga ky vendim. Nga 1 qershori po furnizohen nga KEK, si furnizuesi që ka obligim ligjor. Ata u deklaruan se për 60 ditë do të furnizojnë bizneset.
Edhe KEK është sfidu me këtë vendim sepse ka qenë i shpejtë dhe kanë ende sfida logjistike për t’i gjetur se kush janë konsumatorët.
Përkundër kësaj, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të reflektojë në kuptimin pozitiv, ta ndihmojë biznesin, ekonominë e vendit, të mbrojë qytetarin e Republikës duke iu dhënë mundësinë të shtyjnë një fazë kalimtare prej një vit dhe bashkë ta përgatisin një paketë ligjore për fazën e tranzicionit.
Ka shumë biznese që ende nuk kanë marrë oferta, që nuk janë njoftu për tregun e lirë.
Kështu që, në rast se qeveria nuk reflekton ne do të detyrohemi me dalë me protestu, nuk është as dëshirë as vullnet i joni por kjo është gjendja e krijuar nga ZRrE që nuk e ka përgatit tregun, në mënyrë që biznesi vetë të zgjedhë të dalë në tregun e lirë.
Kjo është nxjerrje e dhunshme e 1300 bizneseve në tregn e lirë” – tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Skender Krasniqi, nga organizatat e bizneseve, tha se për këto të fundit, çmimi në tregun e lirë të rrymës, është i paparashikueshëm. Kjo sipas tij, do të shkaktojë probleme zinxhirore.
“Nëse arrijnë marrëveshje, në mënyrë automatike do të marrin çmimet e tregut që janë të paprashikueshme, mund të jenë 150, 550 mund të jenë edhe 1000.
Ne ftojmë qytetarët që do të afektohen më së shumti, që punëtorët dhe bizneset që nesër të gjithë të dalim në shesh që të protestojmë për këtë vendim të shpejtë.
Bizneset nuk e kanë llogaritë që do ta kenë këtë rritje të çmimit, për shkak se as nuk e dinë se cfarë cmimi do të kenë.
Çmimet do të hypin në qiell edhe dëmet do të jenë të mëdha, pasojat do të jenë thjesht të paparashikueshme”, tha ai.
Një tjetër përfaqësues i bizneseve, tha se pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e KEK-ut, ‘kuptuan se nuk janë 16 ndërmarrje që kanë kaluar në tregun e lirë’, por sipas tij ‘janë vetëm tri’.
“Për mu në takimin me KEK-un ke një informatë e paparashikueshme. Për shembull gjithkund në media ka qenë informata që 15-16 biznese kanë nënshkru kontrata, sot u informuam vetëm për tri, cka është jokorrekte me i mshefë të dhënat që ndikojnë në realitetin masandej”, tha ai.