Burri nga Prishtina e raporton ish të dashurën në Polici: Erdhi në shtëpi dhe më sulmoi
Një rast i sulmit ka ndodhur në Prishtinë.
Një burrë nga kryeqyteti e ka raportuar në Polici ish të dashurën e tij. Ai ka denoncuar se ajo i ka shkuar në shtëpi dhe e ka sulmuar fizikisht.
Njoftimi:
Prishtinë 14.11.2024 – 13:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ish e dashura e tij, kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe pasi një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.