Dhuna në familje: Për një javë rrahen 18 gra e 3 burra - NACIONALE

Dhuna në familje: Për një javë rrahen 18 gra e 3 burra

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë intervalit një javor në qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës, janë regjistruar 21 raste të dhunës në familje.

Nga gjithsej këto raste numri më i madh i viktimave janë gratë si shumicën e herave. Por, ajo që vërehet gjatë kësaj jave, është rritja e sulmeve të burrave ndaj burrave. Raste të ngjashme janë në Gjakovë dhe Podujevë.

Në Gjakovë janë raportuar dy raste, kur dy burra kanë sulmuar dy burra të tjerë. Përderisa edhe në Podujevë një burrë ka sulmuar 4 të tjerë.

E gjatë ditës së sotme në raportin e policisë së Kosovës, janë shënuar dy raste të dhunës në familje.

Një rast është në Mamushë ku gruaja ka pasur një konflikt verbal me bashkëshortin e saj. Dhe një tjetër në Lipjan vëllau nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Qyteti i cili prin me raste më të mëdha të raportimit është Prishtina e pastaj Fushë Kosova.

Raporti i policisë së Kosovës

26 qershor: Gruaja ka pasur konflikt verbal me bashkëshortin e saj/ Mamushë

26 qershor: Motra është sulmuar nga vëllau i saj/ Lipjan

25 qershor: Burri ka shkaktuar dhunë fizike/ Prishtinë

25 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Deçan

25 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Gjilan

24 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Prishtinë

24 qershor: Burri ka sulmuar një grua dhe një burrë/ Gjakovë

23 qershor: Gruaja është sulmuar nga një grua/ Klinë

23 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Gjakovë

23 qershor: Burri është sulmuar nga një burrë/ Gjakovë

22 qershor: Burri ka sulmuar dy burra/ Podujevë

22 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Prizren

22 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Suharekë

22 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Malishevë

21 qershor: Gruaja është sulmuar nga burri/ Fushë Kosovë

21 qershor: Gruaja është sulmuar nga bashkëshorti/ Prishtinë

21 qershor: Gruaja është sulmuar nga një mashkull/ Prishtinë

20 qershor: Një burrë ka sulmuar fizikisht 4 viktima/ Prishtinë

20 qershor: një burrë ka tentuar t’i sulmoj disa persona/ Pejë

Lajme të ngjashme