Zëvendësministri i Kurtit: Kryetarët shqiptarë në veri, deri në vitin 2026 - NACIONALE

Zëvendësministri i Kurtit: Kryetarët shqiptarë në veri, deri në vitin 2026

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri, thotë se kryetarët aktual në komunat në veri, do të jenë aty deri në vitin 2026.

Ai tha se ‘përkundër presionit, kryetarët në veri nuk do të japin dorëheqje’.

“Presioni për dorëheqje ka qenë shumë i madh deri tani, nuk pres që do të ketë dorëheqje. Besoj që këta kryetarë do të jenë në këtë post deri në vitin 2026.

Duhet të jemi të gatshëm jo vetëm si institucione, por edhe si qytetarë, që jemi në proces të normalizimit të plotë të situatës në veri”, tha Vokrri për ATV-në./Nacionale/

Lajme të ngjashme