Zëvendësi i Albulena Haxhiut që “ditë e natë” flet “zi e terr” për Gjykatën Kushtetuese, mburret me një lëndë të fituar aty
Blerim Sallahu, zëvendësi i Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, “ditë e natë” kurdo e kudo që i ipet rasti flet kundër aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi reformat që ai me ekip i kishte nisur, s’ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit. Pradnaj Sallahu ia lë fajin Gjykatës që mbron rendin juridik në vend për këto dështime.
Por… ai është lavdëruar në Facebook për lëndën e fituar kundër qeverisë Hoti, duke shkruar se “e kemi dërguar në shtëpi qeverinë që kishte qeverisur për disa muaj në mënyrë kundërkushtetuese”.
E plotë:
4 vjet më parë rrëzuam krimin dhe korrupsionin institucional, duke e dërguar në shtëpi një qeveri e cila kishte qeverisur për disa muaj në mënyrë kundërkushtetuese!
Nuk do të shiheni kurr më qeveri të tillë siç ishte qeveria Hoti që kishte qeverisur kundër vullnetit të qytetarëve të vet!