Zbulohet bunkeri në një barnatore në Ferizaj, dogana gjen rreth 5 mijë euro barna (VIDEO)
Dogana e Kosovës, më konkretisht njësiti i anti-kontrabandës, kanë zbuluar sot një bunker brenda një barnatoreje në Ferizaj.
Brenda, siç mëson gazeta Nacionale gjendej një sasi e barnave, për të cilat nuk ishin kryer detyrimet doganore.
Veç kësaj, vlera e tyre parashikohet të jetë rreth pesë mijë euro.
Po ashtu, barnat janë sekuestruar dhe rasti po hetohet.