“Xhavit Kuçi, Blerim Olloni, Lutfi Ajvazi…”: Ish e burgosura politike tregon emrat e shqiptarëve që e arrestuan
Në një rrëfim në emisionin “Debat Plus”, ish e burgosura politike, Naime Maçastena ka shpalosur më shumë rreth përjetimeve të saj gjatë vitit 1981 si 14 vjeçare.
Në demonstratat e 81’tës, Naimja tregon që si 14 vjeçare ka marrë pjesë në atë kohë.
“Nga ora 13:00, kanë ardhur tetë punëtorë të sigurimit me dy vetura, Prezent ishte vetëm nëna, baba ishte dale nuk ishte aty. Në mesin e tyre ka qenë Xhavit Kuçi, Blerim Olloni, Lutfi Ajazi, Rifat Berisha, Fadil Hoti…”, kështu u shpreh për momentin e bastisjes së shtëpisë së saj, ish e burgosura politike, Naime Maçastena-Sherifi.
Ajo ka treguar se gjatë bastisjes së shtëpisë, prezent ka qenë vetëm nëna e saj dhe në ato momente babai i saj nuk ka qenë aty.
“Morën qa morën, bastisën shtëpinë edhe më morën mua me vete”, ku nga aty e kanë dërguar në Sigurimin shtetëror”, deklaroi Maçastena-Sherifi.
“Prit të thirri bashkëshortin, ta gjejë”, iu kishte thënë nëna e Naimes, para se ta merrnin atë.