Xhafer Gashi pranon humbjen në Obiliq, jep dorëheqje prej të gjitha funksioneve në LDK - NACIONALE

Xhafer Gashi pranon humbjen në Obiliq, jep dorëheqje prej të gjitha funksioneve në LDK

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i LDK-së për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, e ka pranuar humbjen ndaj kandidati të VV-së, Halit Thaçi.

Në një paraqitje para mbështetësve të tij, ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK.

“Falënderoj secilin prej juve edhe shumë të tjerë që s’janë prezentë këtu. Meqenëse jemi mundu me organizu, ndoshta nuk ia kemi dalë për arsye se dikun na kanë vjedhë. Unë si kryetar i degës së LDK-së në Obiliq, e marr përgjegjësinë për humbjen dhe jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm, nga kryesia e Lidhjes Demokratike dhe nga kryetar i nëndegës”’, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme