VV-ja kthehet në media 'me prani sa më të madhe', Konjufca sheh mirëkuptim të 'mbi 60% të popullit' gjatë vitit
- Synojmë prani sa më të madhe në media.
Tashmë Vetëvendosja ka hequr dorë nga shkëputja dhe armiqësia me median, e kumtoi vetë i dyti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Kjo, tha ai, është analiza që VV ka bërë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku nuk patën rezultat të mjaftueshëm për të bërë institucionet mëvete.
“Mendoj që ka qenë reflketim i yni, në politikë ai që nuk mëson prej gabimeve që i ka bërë, nuk mundet me ec para. VV ka reflektu në këtë pikë, ka mendu që strategjia e shkurtit nuk ishte më efektiva. Në rrethana të reja synojmë prani sa më të mëdha në media, kjo ma merr mendja do t’i përmirësojë dukshëm relacionit tona. Është hap i mirë në drejtimin e duhur. Urojë që edhe opozita të ketë mësuar prej gabimeve të saj”, tha Konjufca në një intervistë në “Pressing” të T7.
Konjufca tha se nuk i kualifikon mediat si të Serbisë, siç është shtruar diskursi nga partia Vetëvendosje, dhe se vetë ai, “mendoj se është gjuhë e vrazhdë dhe unë kurrë nuk e kam përdorur”.
Konjufca, më tej, tha se megjithatë, “vërejtjet tona, shumë prej tyre qëndrojnl”.
“Në këtë kuptim ne e pamë që ajo në formën u strukturuan mediat në kuptimin e emisioneve qendrore në relaicon me VV-në, na u ka duk që i keni hy në hak VV-së. Ajo çka kemi vërejt, ështe se në shumicën prej mediave tona, në mënyrën se si janë strukturar, kanë qenë të pabalancuar. Qysh o gjyku VV-ja, në relacion me faktet që janë ofru ,mendoj që janë shit si perceptime e jo argumente e fakte, të cilat, qëlllimin e kanë pas me diskualifiku VV-në”.
Referuar gjuhës së egër të Vetëvendosjes ndaj mbarë spektrit politik ish-opozitar, Konjufca tha se “është thjeshtim” të thuhet se ajo ëstë arsyeja se pse nuk kanë arritur të krijojnë institucionet ndonëse i kishin 42% të rezultatit zgjedhor.
Tha se “ka pas lidhshmëri të interesave” të ish-opozitës për të “mos e lënë” Vetëvendosjen që të bëjë qeverinë “si një bllok i veëtm”.
“Mendoj që do të kishte ndodhur, edhe p otë kishte pasur Kurti krejt gjuë tjetër. Mendoj që ata mënyrën se si e kanë formulu jetesën dhe mbijeteësn e tyre në poliztikë e kanë konceptu me domosdoshmri të krijimit të një blloku për mjaftuesëm e madh për pamundësim të VV-së për qeveri”, tha ai.
Për Albin Kurtin, tha se “e ka pranuar gabimin” për gjuhën dhe shprehjet si “hajvanë” ndaj ish-opozitës, dhe se ka ndryshim të gjuhës.
“Uroj që të reflektohet, kjo gjuha, që të na hap rrugë që të mos mbahen peng institucionet e Kosovës...unë mendoj që populli i Kosovës mbi 60%, e mendon të kundërtën e kësaj që po thua, ata mendojnë që 60% ishte konstrktive, ne ishim forcë dhe subjekt konstruktiv. Të tjerët na thonin jo pa shumicë, ne thonim që po duam LDK-në, ata thonin ose krejt ose hiç...donte edhe me PDK-në, e ne s’ishim të gatshëm për këtë gjë”, tha Konjufca.