Vuçiq nxjerr edhe një “ultimatum” të ri: Serbët do të durojnë deri më 1 qershor, pastaj pason përgjigja - NACIONALE

Vuçiq nxjerr edhe një “ultimatum” të ri: Serbët do të durojnë deri më 1 qershor, pastaj pason përgjigja

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ultimatumet” janë gjuhë e zakonshme për qeverinë e Beogradit; çdo herë nxjerrin nga një të re. Edhe rasti i betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, prodhoi diçka të tillë. Duke folur në një tubim relativisht të madh në Pançevë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët në Kosovës “do të durojnë deri më 1 qershor” ndaj asaj që ai pretendon të jetë “ngacmim i serbëve” nga autoritetet e Kosovës. Të njëjtën gjë gjatë ditës së djeshme e tha edhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq. Serbët, tha ai, do t'u japin "pak kohë" komunitetit ndërkombëtar dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe se më pastaj "përgjigja e tyre do të pasojë".

Vuçiq në tubimin politik me mbështetës të partisë së tij, shfrytëzoi gjuhën e “mosdorëzimit” të Kosovës për t’i rënë borive nacionaliste dhe për të kritikuar komunitetin ndërkombëtar në lidhje me marrjen e mandatit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, dhe të tre komunave të tjera që pritet të ndodhin deri në fund të muajit.

Sot fola me përfaqësues evropianë. Ata thonë se ishte gabim. Gjithmonë është gabim, por në dëm të serbëve. Vetëm mos na bëni t’ju kuptojmë juve kur e keni gabim në dëm tonin dhe në dëm të të drejtës ndërkombëtare”, tha Aleksandar Vuçiq, ndërsa shtoi se pavarësisht presioneve që mund t’i vinë “nuk do të dorëzojmë atë çfarë është e jona”.

Vuçiq iu kthye kritikës edhe ndaj shteteve të QUINT’it për pranimin e zgjedhjeve so konsistente dhe në pajtim me kërkesat ligjore dhe kushtetuese të Kosovës.

Çfarë do të thonin ata për Serbinë po të dilnin vetëm tre përqind në zgjedhje? Na thonë se është çështje legjitimiteti kur më shumë se 5o% dalin në zgjedhje. Dua t’jua bëj me dije se këto gjëra nuk ndodhin asnjëra për nga rastësia. Menduan dhe pritën nga që Kosovën do t’ua japim në pjatë. Pritën që do të thonë se u ripajtuam dhe se patën të drejtë kur bombarduan fëmijët tanë (shënim red: 216 civilë ishin shqiptarë, ndërkaq 206 civilë ishinë serbë dhe malazezë) dhe shkatërruan fabrikat. Por, ne nuk i dorëzojmë të drejtat ligjore ndërkombëtare, Kushtetutën e Serbisë dhe integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë ai.

Çfarë ka thënë Quint’i?

Para dy ditësh pesë shtetet e QUINT’it dolën me një deklaratë të përbashkët ku këto zgjedhje i quajtën “konsistente me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës” por se si të tilla pa pjesmarrje të komunitetit serb “nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike”.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që urgjentisht të punojnë së bashku midis të gjitha palëve të interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese pjesëmarrëse në këto komuna”.

Mes tjerash, QUINT tha edhe rreth kryerjes së betimeve që jo me doemos kërkohet që betimet të kryher në objektet komunale të cilan mund të mos jenë të qasshme. Gjithashtu ata kërkuan edhe shmangien e veprimeve të forcës. Ndërkaq për kryetarët kërkuan të mos ushtrojnë pushtete më të gjera se administrative.

Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, shkruan ata.

Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë nevojën për përparim urgjent për krijimin e Asociacionit”, përfundonte komunikata për media./Nacionale/

Lajme të ngjashme