Video, reklama, kapela, çanta: Zyra e Kryeministrit jep 139 mijë euro për fushatë informuese për liberalizimin e vizave - NACIONALE

Video, reklama, kapela, çanta: Zyra e Kryeministrit jep 139 mijë euro për fushatë informuese për liberalizimin e vizave

1 javë më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Puna e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tashmë pritet të jetë edhe më e lehtë që të mbërrijë te populli. Shpeshherë kemi parë që Kurti me ekipën e tij prodhojnë video dhe paraqiten përmes video-mesazheve. Tash duket se videot kanë fokus edhe më të lartë si mundësi për të shpërfaqur fushatat e tyre. Pse?

Sepse Zyra e Kryeministrit më 9 shtator ka nënshkruar kontratë me vlerë 139 mijë euro për “shërbime të informimit publik për nevojat e ZKM-së”.

Lloji i procedurës që është ndjekur në këtë aktivitet prokurimi, ishte procedura e hapur dhe vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 200 mijë euro.

Kjo kontratë ka për qëllim kryerjen e shërbimeve të ndryshime si fushatat informuese, reklamat televizive, shërbimet nëpër porale online, shtyp e të tjera dhe duket se është bërë vetëm për fushatën për liberalizimin e vizave.

Qëllimi i kontratës publike kornizë është që të përcaktohen kushtet për shërbime të informimit publik për nevojat e ZKM-së Shërbimet përmbajnë fushata të ndryshme informuese, reklama televizive, shërbime nëpër portale online, shtyp etj.” – thuhet në përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës.

Këtë kontratë e ka fitur kompania “AMC CORPORATION SH.P.K” me vlerë 139 mijë e 200 euro.

Çfarë pune do të bëjë kjo kompani?

Sipas Dosjes së Tenderit, kompania në fjalë do të bëjë video dhe audio spote, do të blejë hapësirën mediale në TV nacionale, TV lokale e në radio dhe fletushka.

Në ankesin 1 te specifikimet teknike të detyrueshme janë paraqitur të gjithë detyrimet që duhet të’i kryej kompania.

Në këtë aneks janë paraqitur shërbimet dhe materialet informative dhe aktivetiet për “fushatën e informimit për liberalizim të vizave”.

Në këto shërbime përfshihen këto punë si më poshtë:

Realizimi i video dhe audio spotit të nivelit HD me përmbajtje informuese krijuar me aktorë dhe regjisor profesional sipas koncept idesë së rekomanduar nga Autoriteti Kontraktues,” – ku do të bëhen tri video dhe audio-spote 35 deri 45 sekondesh.

Çmimi për realzimin e pikës më lartë është 13 mijë e 500.

Një tjetër është “Realizimi i video dhe audio spotit për rrjete sociale (video për përfitimet dhe mundësitë e liberalizimit të vizave për, artist, sportist, biznese, vizita familjare (gjyshe – nip), të rinj, etj.” – për këtë pikë duhet të prodhohen 10 porosi brenda 24 muajve.

Ndërsa, për realizimin e këtye videove, çmimi është 20 mijë euro.

Transmetimi i video-clipeve të bëhet në kohën më të shikuar të TV (para transmetimeve të lajmeve ose menjëherë pas kohës së transmetimit të tyre).; Transmetimi i video-clipeve të bëhet në kohën më të shikuar të TV (para transmetimeve të lajmeve ose menjëherë pas kohës së transmetimit të tyre).” – janë disa kërkesa tjera.

Gjithashtu kjo kompani do to shërbej me “Materiale promovuese - Kapela nga tekstili me mbishkrime dhe logo të Institucioneve sipas kërkesës së ZKM-së” ku numri i tyre është 1000 mijë copë.

Më tej, aty kërkohet edhe bluza, çanta krahu, etj. Ku për kapelat çmimi për copë është 3 euro e që në total do të kushtojë 3 mijë euro.

Zhvillimi dhe Dizajnimi i strategjisë për dhe shpërndarje (boosting) dhe reklamim në mediat sociale për periudhën kohore (1 vjet ) – boosting 2 here ne muaj/24 për vit. për çdo llogari ne media sociale në Facebook, Instagram. Targeti: 100000 apo me shume ndjekës! Raport të statistikave ne baza 3 mujore për gjatë periudhës kohore (1 vit)” – është një kërkesë tjetër e cila duhet të bëhet 3 herë brenda 24 muajve dhe kushton 6 mijë euro.

Mbetet të shihet se sa e suksesshme do të jetë fushata dhe dhënia e këtij tenderi nga Zyra e Kryeministrit.

Duhet të kujtojmë se nga 1 janari merr fund regjimi i vizave për Kosovën edhe pse këto ditë ka pasur paralajmërime se mund të këtë masa ndëshkuese edhe për procesin e vizave për shkak të dialogut me Serbinë.

Lajme të ngjashme