VIDEO | Memli Krasniqi e Veton Berisha bisedojnë diçka, pak para nisjes së seancës
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës tashmë kanë nisur të hyjnë në sallë, aty ku për pak pritet të nis seanca konstitutive pas zgjedhjeve të nëntë shkurtit.
Ndërkohë, në një moment të kapur nga Nacionale, Veton Berisha i Partisë Egjiptiane Liberale është parë duke komunikuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhje të 9 shkurtit shkon në këtë seancë pa treguar nëse i ka votat për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re.
Madje, VV-ja ende nuk ka propozuar as kandidatin për kryeparlamentar, i cili i takon me Kushtetutë të Kosovës.
Një ditë para seancës, PDK, LDK e AAK kanë lenë të kuptohet se nuk do të votojnë kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar.
Nisma e Fatmir Limajt, që është përfolur për mundësinë e bashkëpunimin me VV-së, ka bërë me dije se nuk ka asnjë marrëveshje me partinë e Albin Kurtit.