Vetëvendosje vs Prokuroria Speciale: Albulena Haxhiu ftohet të dëshmojë për rastin Dehari, Manxhuka dyshohet për nxitje të përçarjes - NACIONALE

Vetëvendosje vs Prokuroria Speciale: Albulena Haxhiu ftohet të dëshmojë për rastin Dehari, Manxhuka dyshohet për nxitje të përçarjes

1 vit më parë

nga Arbër Ramadani

Duket se “lufta” ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje ose pushtetit politik në përgjithsi dhe Prokuroisë Speciale tashmë ka zbritur në në terren.

Ajo që deri para pak kohësh ishte vetëm “betejë” fjalësh; në medie, e në rrjete sociale, tashmë ështe krejtësisht konkrete.

Pushteti (Presidentja) s’po e dekreton Blerim Isufajn për Kryperokuror të Shtetit. Ministrja Albulena Haxhiu po kërkon që procesi të kthehet në pikën zero.

E në anën tjetër vartësit e Isufajt, prokurorët e Prokurorisë Speciale, vetëm në dy ditët e fundit kanë ndërmarë disa veprime, ndaj eksponentëve të VV-së.

Albulena Haxhiu u ftua të dëshmoj për rastin Dehari, sepse shkroi në Facebook. Zëdhënësit të VV-së Arlind Manxhuka, e asamblistit Egzon Azemi iu bë aktakuzë, për nxitje të përçarjes e urrejtjes, poashtu për shkrimet e tyre në Facebook.

Çka ndodhi?

Haxhiu vs Prokuroria

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Prokurori Special, Afrim Shefiku, ka autorizuar hetuesit që të marrin dëshmi nga ajo në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit.

Haxhiu ka thënë se kërkesa për dëshminë e saj po bëhet pas një shkrimi në Facebook me rastin e 7-vejtorit të vdekjes së Deharit, në të cilin shkrim akuzonte Prokurorinë.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.” – shkroi Haxhiu.

Tutje ajo kritikoi Prokurorin se s’i di punët e tij.

Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!”- ka shtuar ajo.

Krjet kjo, vjen vetëm pak ditë pasi Haxhiu përgëzoi Presidenten Osmani se nuk s’po e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Manxhuka, Azemi vs Prokuoria

Zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka, e asamblisti i kësaj partie Egzon Azemi, kishin kritikuar ashpër prokuorin e gjyqtarin e rastit të ish policit Dejan Pantiq. Kjo pasi Pantiq u pati liruar në arrest shtëpiak, pas masës së paraburgimit.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tyre, për postimet që bën në Facebook.

Dhe atë aktakuzë për nxitje të urrjetjes, përçarjes apo mosdurimit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet AM, E.A, Q.E dhe E.Z.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve AM dhe E.A është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Çka kishin thënë Manxuka e Azemi?

Zyrtarët më të lartë qeveritarë dhe aktivistët e partisë më të madhe në vend patën nisur një fushatë linçuese ndaj gjyqtarit që ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zëvendësimin e masës së Sigurisë nga Paraburgimi në arrest shtëpiak për ish-policin serb që dyshohet për terrorizëm.

Këto vendime të gjyqsorit i konsideruan edhe si akt tradhtie.

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes dhe zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka e cilësoi hiç më pak se “akt-tradhti” vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, edhe më larg shkoi Egzon Azemi, asamblist i partisë që drejtohet nga Kurti në Prishtinë. Lart një grafiti ku shkruhej: “Tradhtarët plumbin e kanë hak,” ai u shpreh: “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pashë Toptanit, ndër të tjera Avniu tha...” A po kërcënon me vrasje Azemi? Zor të nxirret interpretim tjetër.

Edhe Kurti kërkonte emrat

Në një konferencë për medie shprehi kurreshtjen e tij për të mësuar emrin e Prokurorit dhe të Gjyqtarit. Sapo e mësuan aktivistët e tij, nisi fushata e linçimeve.

“...kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak. Jam kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim,” – kishte thënë Kurti.

Nuk dihet si do të përfundoj kjo betejë ndërmjet këtyre dy pushteteve. Por ajo që dihet, është se tashmë lufta declarative, mediale ka zbirtur poshtë në terren dhe është bër konkrete.

Lajme të ngjashme