“Vetëm zgjedhjet e reja janë zgjidhje”: “Opozita” nuk ka votë as për Glauk Konjufcën - NACIONALE

“Vetëm zgjedhjet e reja janë zgjidhje”: “Opozita” nuk ka votë as për Glauk Konjufcën

1 javë më parë

nga NACIONALE

Partitë politike që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë i kanë thënë “jo” edhe kandidaturës se Glak Konjufëc për kryeministër.

Vetëm pak kohë pasi Këshilli i Përgjithshëm i VV-së e ka propozuar Konjufcën si mandatar të dytë për kryeministër, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë bërë me dije se nuk kanë votë as për numrin dy të VV-së.

Udhëheqësit këtyre partive kanë bërë me dije se vendi duhet të shkoj drejt zgjedhjeve të reja.

Përmes një komunikate për media, Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se në këtë situatë askush nuk e ka shumicën.

"Në një situatë ku është e qartë se shumica shqiptare në Kuvend, së bashku me disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, kanë shprehur qëndrimin e prerë se nuk kanë votë për një mandatar tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, çdo tentativë për t’ia dhënë sërish mandatin kësaj partie do të përbënte humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të mungesës së besimit në institucione. Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”, është thënë në komunikate, duke shtuar se injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit.

Në emër të përgjegjësisë dhe të besimit qytetar, Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për t’i dhënë fund çdo skeme zvarritëse, çdo improvizimi politik dhe çdo përpjekjeje për ta mbajtur peng shtetin për interesa të ngushta partiake. Aktualisht, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja”, ka vlerësuar PDK-ja.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se kjo që po bën VV-ja është një shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në takimin e partive te presidentja, Vjosa Osmani, është qartësuar gjithçka.

Shiqoni qytetarët në sy e tregojuni se nuk ka shumicë. Tregojuni qytetarëve se secila parti shqiptare, ka dhënë verdiktin politik, të deponuar tashmë në Presidencë. Ky verdikt është i qartë e është i thejshtë. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mundësi për shumicë. Pse gjithë ky zell për lojëra pa dinjitet minimal politik? A nuk ju duken mjaft 8 muaj vonesë në shtetin më të varfër në kontinent për t’i dhënë vonesa shtesë. A është qëndrimi me çdo kusht në pushtet edhe pa legjitimitet vlerë e re politike e një gjenerate që duhet të sjellë shpresë? Këto zvarritje janë veç thellime të krizave”, ka shkruar Abdixiku.

Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se presidentja Osmani nuk ka mandat për të nominoi kandidatë tjetër pa i pasur nënshkrimet e 61 deputetëve.

Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme. Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme