U kërkua për tri vjet e u akuzua se "ishte i përfshirë direkt me grupin që vrau Ivanoviqin", lirohet Mihailloviqi - NACIONALE

U kërkua për tri vjet e u akuzua se "ishte i përfshirë direkt me grupin që vrau Ivanoviqin", lirohet Mihailloviqi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Personi i fundit i arrestuar në lidhje me përfshirjen e mundshme në vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanofiq, është liruar dje.

Prokurori i rastit dështoi që të ofronte prova për këtë çështje që rëndonte ndaj Millan Mihailloviqit. Përveç që akuzohej “për lidhje direkte me grupin që i mori jetën Ivanoviqit”, Mihailoviqi akuzohej edhe se ishte pjesë e “një grupi të organizuar kriminal që kryente aktivitete në veri”.

Avokati i tij, Miodrag Brkljaq, i konfirmoi Kossevit se Mihailoviqi ishte liruar dje dhe shtoi se ai kishte shkuar te familja në Leposaviq.

Masa e paraburgimit ishte zëvendësuar me atë të paraqitjes në stacion policor dy herë në javë.

Avokati tha se gjykatësi kishte përfunduar se gjatë pesë muajve të arrestimit të Mihailloviqit, prokurori kishte dështuar që ofronte një provë të vetme kundër klientit të tij.

Mihailloviq ishte arrestuar më 20 tetor të vitit 2022, ndërsa kishte qenë në kërkim për t’u arrestuar nga viti 2019.

Lajme të ngjashme