Trump nis garën për zgjedhjet 2024, thotë se është ‘më i përkushtuar’ se kurrë - NACIONALE

Trump nis garën për zgjedhjet 2024, thotë se është ‘më i përkushtuar’ se kurrë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ish presidenti amerikan Donald Trump ka nisur garën e tij për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, me ndalesën e parë në New Hampshire përpara se të nisej për në Karolinën e Jugut.

Ndërsa, Trump ka shpallur kandidimin e tij më shumë se dy muaj më parë, ai në New Hampshire, ka thënë se aty do të nisë kandidimin për president.

"Ne po fillojmë pikërisht këtu si një kandidat për president," u është drejtuar Trump udhëheqësve të partisë në takimin vjetor të GOP, përpara një ndalese më të mëvonshme në Kolumbia për të prezantuar ekipin e tij drejtues të Karolinës së Jugut.

Duket se Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ngjarjet në shtetet me fuqi të madhe në zgjedhjen e kandidatit do të ofrojnë një shfaqje force, pasi fillimi i ngadaltë i fushatës së tij la shumë njerëz në dyshim për angazhimin e tij për të kandiduar përsëri.

"Ata thanë, ‘Ai nuk po bën mitingje, nuk po bën fushatë. Ndoshta ai e ka humbur atë hap," - u shpreh Trump drejtuar kritikëve duke thënë se, “Unë jam më i zemëruar tani dhe jam më i përkushtuar tani se kurrë.”

Lajme të ngjashme