Thirrja tre-muajshe e Kurtit për mos-dënimin e serbëve rreth dinarit përfundoi, BQK asnjë fjalë për ndëshkime - NACIONALE

Thirrja tre-muajshe e Kurtit për mos-dënimin e serbëve rreth dinarit përfundoi, BQK asnjë fjalë për ndëshkime

8 muaj më parë

nga NACIONALE

“E hoqëm dinarin e Serbisë”.

Sapo kishte hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës kur Lëvizja Vetëvendosje i kishte rënë ‘borisë së një suksesi’ që ia atribuonin qeverisjes së tyre.

Kjo më datë 4 shkurt, pas hyrjes në fuqi të Rregulloresë së Amandamentur të BQK-së me euro-n “si mjet të vetëm të ligjshëm pagese” thirrur në vetë Planin e Ahtisaarin dhe Kushtetutën e Kosovës.

Vetëvendosja e pati lëshuar konkluzion e mësipërm javë para se Kurti të thoshte se “as që kam pasur idenë që BQK po merrte këtë vendim (të ndalimit të dinarit)

Para vetë Guvernatorit të BQK-së ishte lajmëruar Besnik Bislimi ku njoftonte se tashmë s’do të ketë dinar që hynë përmes kufirit “ku për secilin dinar të dërguar janë vjedhur pesë sosh nga sekserë të Beogradit”.

Plasaritjet në marrëdhëniet biletarale mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që pasuan janë tregim i mbarënjohur, e që kulmuan edhe me pranimin që Serbisë iu bë në thirrjen e saj për një seancë të jashtëzakonshme në Këshill të Sigurimit për të diskutuar për “dinarë”.

Goditja e rëndë që mori në nivel qortimi global – më shumë rreth etikës së zbatimit se sa kontestimit të vendimit si të tillë – shënonte një risi të një lloji të paprecedentë.

ShBA – që s’kishte qënë kurrë rasti – mori qëndrim pasiv ndaj Kosovës e cila u gjet e qortuar nga mbarë pjesëmarrësit në atë seancë të Kombeve të Bashkuara.

Nacionale kishte shtruar disa pyetje qysh para vetë zbatimit të Rregullores së BQK-së të cilat s’janë përgjigjur kurrë, as nga qeveria e as nga ky institucion.

E këto pyetje s’janë përgjigjur as sot që u përmbyll periudha e ashtuquajtur tranzitore për çështjen e dinarit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte bërë thirrje “shtyllave të tjera të pushtetit” që në atë periudhë tre-mujshe të mos aplikoheshin dënime ndaj serbëve që shesin/blejnë në dinarë.

Importi i dinarit është ndaluar, por jo edhe dinari si mjet pagese.

Anekënd veriut dhe në zonat të banuara me shumicë serbe edhe në jug, dinari dhe pagesa në atë valutë shkon sikur “bussiness as usual”.

Serbët udhëtojnë për matanë kufirit ku Serbia u ka instaluar bankomatë nga ku tërheqin cash-in.

Për më tepër, u bënë tre muajt kalimtarë, sot BQK nuk tregoi se çka bëhet me ata që vazhdojnë shit-blerjen si kaherë në dinarë.

Asnjë germë e vetme në komunikatën e sotme të BQK-së nuk flitet për dënime ndërsa asnjëherë nuk është bërë e ditur se mbi cilën bazë ligjore të mbështetet ndëshkueshmëria eventuale dhe konsekuente.

As kush i monitoron, as me çka sanksionohen, asgjë.

Në veri serbët deklarohen që s’kanë pasur kontrolle, inspektime, dënime, apo konfiskime të ndonjëfarë lloji nga autoritetet e Kosovës.

Janë vendosur 38 bankomatë/ATM/pajisje të vetëshërbimit financiar” dhe “Janë licencuar tetë ( 8 ) degë/zyra të institucioneve financiare”, shkruan sot nga BQK-ja në një komunikatë ku supozohej të shpjegohej çka është në periudhën kalimtare tre muajshe.

Kurti ndërkaq sot, sërish, ishte i paqartë se çka tash. Dënimet?

Banka Qendrore e Republikë së Kosovës, e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lartë se para nesh dhe prin në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese”, është shprehur Kurti të hënën për RTK-në.

Lajme të ngjashme