“Themelorja bën, Supremja s’bën”, qysh ra në paradoks Vetëvendosja, duke ia besuar interpretimet ligjore Hekuran Muratit - NACIONALE

“Themelorja bën, Supremja s’bën”, qysh ra në paradoks Vetëvendosja, duke ia besuar interpretimet ligjore Hekuran Muratit

10 muaj më parë

nga Arbër Ramadani

Gjykata Supreme me një Aktgjykim mbi një rregullore të nxjerur nga ministri/deputet Hekuran Murati, qartësoi se në Republikën e Kosovës, për shkak të Kushtetutës, ligjeve pozitive dhe krejt arkitekturën ligjore, nuk mund të jesh edhe deputet edhe ministër. Nuk mund të ushtrosh edhe pozitë ekzekutive e edhe legjislative në të njejtën kohë. Kur doli ky Aktgjykim, Vetëvendosja (kushedi nga kush të këshilluar), thanë se nuk i takon Gjykatës Supreme të interpretoj Kushtetutën. Ky argument i Vetëvendosjes është tentim për lajthitje. Qe pse:

Është e vërtetë se interpretimin e Kushtetutës e bënë Gjykata Kushtetuese. Ajo aktivizohet kur subjektet që kanë të drejt të dërgojnë lëndë aty, e bëjnë një gjë të tillë. Por, por, por... krejt gjykatat e Republikës, ligj mbi secilin ligj e kanë Kushtetutën e Kosovës. Sepse ajo është burimi i të gjitha ligjeve e akteve nënligjore. Pra, krejt rregullimit juridik.

Po ua sjellim veç një rast, më i freskëti, kur njëra nga gjykatat e rregullta; ajo Themelore nxorri një Aktgjykim, sigurisht ndër të tjera duke u nisur nga burimi i krejt ligjeve, Kushtetuta. Dhe se si ky Aktgjykim u mirëprit nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse u pëlqeu.

Vidovdani – Kushtetuta

  • Komuna e Graçanicës ka bërë tejkalim të kompetencave të veta ligjore dhe cënuar rëndë karakterin unitar dhe kushtetues të shtetit të Kosovës.

Kështu ka konstatuar Gjykata Themelore e Prishtinës për një vendim kontraverz të Komunës së Graçanicës për festën serbe të “Vidovdanit” të cilën e festojnë më 28 qershor për të shënuar “Betejën e Kosovës” së 1389’ës si një folklor-mitologji serbe.

Çështja e një vendimi të Komunë së Graçanicës për vendosje së flamujve serbë në hapësira publike – pa qenë “Vidovdani” festë zyrtare në Republikën e Kosovës – si të një feste “me ndikim të veçantë publik (për komunitetin serb)” ka bërë ekzekutivi kosovar ta konstestojë atë në gjykatë: përkatësisht Ministria e Pushtetit Lokal (MAPL).

Gjykata Themelore në Prishtinë miratoi padinë e MAPL-së dhe anuloi vendimin e Komunës së Graçanicës, për një sërë arsyesh. Më kryesorja… qëllone? Kushtetua.

Me vendimin e të paditurës është cënuar rëndë karakteri unitar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kosova është një shtet unik dhe i pandashëm, dhe autoritetet komunale nuk mund të ndërmarrin veprime që e relativizojnë këtë parim. Lejimi i flamurit të një shteti tjetër (serbisë), jashtë rasteve të parapara me ligj, mund të perceptohet si akt simbolik i sovranitetit të dyfishtë apo vetëorganizimit politik në kundërshtim me rendin kushtetues.” – thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e ndjeshmërisë etnike dhe politike në Kosovë. Çdo lejim i tillë pa bazë ligjore mund të krijojë precedent të rrezikshëm për minimin e rendit juridik dhe unitetit shtetëror”, shkruhej në vendimin e Gjykatës.

Ky aktgjykim u publikua para një muaji. Sigurisht, eksponent të Vetëvendosjes e duarëtrokitën. Pra, bazuar në kushtetutë dhe ligje u nxorr aktgjykimi. Sepse, kur e do rendi dhe vendi, ashtu nxirren. Kjo është forma.

Por, kur Gjykata Supreme nxorri Aktgjykim për një akt nënligjor të prodhuar nga ministri/deputet Hekuran Murati, akt ky i kontestuar nga subjektet që prekeshin direkt nga akti. Supremja, pra Gjykata e rregullt, por më e larta, në krejt arsyetimin e saj, që shpalli të pavlefshëm aktin, solli edhe Kushtetutën, e cila e përcakton ndarjen e pushteteve. Në fakt nga aty, nga ai nen, burojnë ligjet, si ai për qeverinë, i cili poashtu u elaborua në Aktgjykim. Por, Vetëvendosja me kryeinterpretuesin e normave juridike, ekonomistin Hekuran Murati, ngatërroi gjithçka, duke aluduar se Gjykata Supreme, s’ka çka kërkon në Kushtetuë.

Qesharake, por po; kështu ndodhi.

Lajme të ngjashme