Tentativat për konstituimin e Kuvendit, Hamiti: Këto janë “përpjekje” sa për sy e faqe, VV-ja nuk ka vullnet - NACIONALE

Tentativat për konstituimin e Kuvendit, Hamiti: Këto janë “përpjekje” sa për sy e faqe, VV-ja nuk ka vullnet

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se VV-ja deri me tani nuk ka dëshmuar vullnet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se 43 përpjekjet e deritashme për konstituimin e Kuvendit kanë qenë sa për sy e faqe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se këto veprime janë tallje me idenë e demokracisë.

“VV-ja nuk ka dëshmuar vullnet për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Po ta kishte do të bënte përpjekje, qoftë duke e siguruar shumicën parlamentare/qeveritare, që po thotë se e ka por nuk e ka, qoftë duke i përfillur ofertat e subjekteve politike që kanë thënë se do të votonin kandidatë të tjerë për kryetar/e të Kuvendit. Prandaj, këto që po quhen përpjekje për konstitutim, sot e 44-ta, nuk kualifikohen të tilla kur bëhet fjalë për VV-në e Albin Kurtit, që e ka monopolizuar procesin. Këto janë “përpjekje” sa për sy e faqe, domethane tallje me idenë e demokracisë parlamentare. Tallje e rrezikshme me shtetin e Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme