Tensionet në veri, policia: Tre burra u sulmuan fizikisht nga persona të armatosur në Jarinjë - NACIONALE

Tensionet në veri, policia: Tre burra u sulmuan fizikisht nga persona të armatosur në Jarinjë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për sulmin ndaj tre personave në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas policisë, tre viktimat po lëviznin me një kamion me targa vendore kur janë ndaluar nga persona të armatosur dhe janë sulmuar fizikisht.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Raporti i plotë i PK-së:

Jarinjë 31.07.2022-15:30.Tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur me ç ‘rast janë sulmuar edhe fizikisht. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme