1 mijë e 700 tenderët që po hetohen: Muja krahason me vitin 2008 e 2015, fajëson LDK-në se “ata kanë rekordin” - NACIONALE

1 mijë e 700 tenderët që po hetohen: Muja krahason me vitin 2008 e 2015, fajëson LDK-në se “ata kanë rekordin”

1 javë më parë

nga NACIONALE

Tashmë kur qeverisë kosovare po i hetohen 1 mijë e 700 kontrata të negocuara – i.e siç janë quajtur “një burimore” – Vetëvendosja doli në konferencë për media për të vazhduar argumentimin e Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili të shtunën mohoi të jetë veprimtari e paligjshme, të ngrejë krahasime me të kaluarën, si dhe të sulmojë prokurinë se “po ia bën argatin opozitës”.

Deputeti Armend Muja u zgjerua në deklarimet e Muratit duke thënë se “rekordet” (veç në përqindje, jo në shuma) e tenderëve një burimorë kanë qenë në vitin 2008 dhe në vitin 2016 – duke ia vendosur Lidhjes Demokratike të Kosovës përgjegjësinë për to.

Muja tha se kanë kërkuar nga KRPP “çdo kontratë e çdo vlerë” prej vitit 2008 e deri në vitin 2024 për t’iu kundërvënë, siç tha ai, “shkallës së lartë të propagandës nga opozita”.

“Trendi (i kontratave njëburimore) është në rënie viteve të fundit”, tha Muja duke shpaluar disa grafikone – por, duke folur rënie vetëm në përqindje e jo në vlerë monetare: pasi që buxhetetet e 2008 me 2010 janë dallojnë.

Në dy vitet e fundit kemi me përgjysmë më pak kontrata. Kjo veç këto të negocuara. Në vitin 2023 në përqindje ka qenë kjo: nga totali i të gjitha kontratave. Rekordi ka qenë në 2015 me 16.2%, edhe 2008 me 19.6% - çuditërisht përfaqësuesit e këtyre rekordeve flasin. Pikërisht këta, madje në 2016 ishte Bajrami ministre”, ka thënë Armend Muja.

Të gjitha këto kontrata sipas autoritetit kontraktues, Ndërmjet vitin 2021-2024 43% e të gjitha kontratave të nënshkruara, i kanë nënshkruar komuna – 3% ndërmarrjet lokale publike, pastaj 15% 2021-24 i kanë nënshkruar Ministrit, pastaj agjencionet qeveritare, Numrit më të lartë të kontratave të negocuara e ka Prishtina, që udhëheq LDK-ja”, tha Muja.

Ditë më parë gazeta Nacionale raportoi se Prokuroria Speciale ka rritur intensititetin e hetimit të kontratave njëburimore të dhëna nga Qeveria e Kosovës. Prokuroria është duke i hetuar rreth 1.700 kontrata njëburimore që janë dhënë në këtë mandat qeverisës.

Një burim i ka thënë gazetës se për këtë rast tejet voluminoz janë caktuar tre prokurorë.

Prokuroria është duke u marrë me rreth 1.700 kontrata njëburimore. Meqenëse rasti është voluminoz, prokuroria ka caktuar tre prokurorë që të merren me rastin. Kontrata që po hetohen janë nga të gjitha institucionet. Prej ministrive, kompanive publike, e deri të agjencitë qeveritare dhe institucionet tjera publike”, ka thënë burimi i gazetës brenda Prokurorisë Speciale.

Intensifikimin e punës së prokurorisë në çështje e tregon edhe rasti i Telekomit të Kosovës. Më 6 nëntor, kësaj kompanie, Prokuroria Speciale i ka kërkuar sqarim për disa kontrata njëburimore.

Rasti e kishte publikuar vet drejtori i Financave në Telekom, Feim Kelmendi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai e kishte kritikuar prokurorinë për këtë rast.

“Me date 6 Nentor 2024 permes nje shkrese kerkon nga Telekomi qe per qellime hetimi te ofrohen ne dispozicion nje numer kontratash, dokumentacion tjeter dhe sqarime lidhur me keto kontrate. Ne parim duket gjithcka ne rregull, prokuroria ka te drejte qe nis hetime per cka do qe dyshon. Por ajo qe eshte teper shqetesues nga kjo qe prokuroria po i cileson si hetime jane 2 ceshtje: 1. Zhargoni qe perdore prokuroria ne shkresa zyrtare eshte gjuha e njejte qe po perdorin politikajt ne studio televizive: pershembull termi “kontrate nje burimore”, ky term nuk eshte term ligjor, termi ligjor eshte Procedure e Negociuar e tenderimit”, duke shtuar se prokuruar nuk duhet përdor terminologji politike.

Pra, duket qarte qe prokuoria qellimisht perdore terminologji te rrugeve e jo terminologji ligjore gjate hetimeve. 2. Dokumentet se bashku me sqarimet e kerkuara me date 6 Nentor jane pergatitur sipas kerkeses me date 8 (brenda dy diteve) dhe eshte njoftuar kerkuesi qe dokumentet jane te gatshme. Te njejtit njoftuan se dokumentet do te vijne ti marrin diten e hene me date 11 Nentor”, kishte shkruar ai.

Gazeta Nacionale ka qenë e para që ka raportuar se Prokuroria Speciale ka fillua hetimin e kontratave njëburimore. Para 6 muajve, Nacionale ka raportuar se prokuroria këtë hetim e kishte nisur ‘Ex Offixio’, apo sipas detyrës zyrtare.

Lajme të ngjashme