Të shkojmë në zgjedhje sa më parë, kërkon Tahiri i AAK-së - NACIONALE

Të shkojmë në zgjedhje sa më parë, kërkon Tahiri i AAK-së

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, duke folur për eventualitetin e shkruarjes në zgjedhje të parakohshme në nivel vendi tha se janë në diskutime e sipër me me grupet tjera parlamentare.

AAK-ja e ka pozicionin më komod në këtë temë. Ne jemi për të shkuar në zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur. Por, mendojmë që kjo Qeveri duhet të shkarkohet”, ka thënë ai.

Kemi qenë të parët që kemi propozuar inicimin për shkarkimin e kësaj qeverie ose të dorëhiqet. Kryeministri Kurti është dorëzuar dhe veç një qëllim e ka se si ta gjejë një formë për t’ia lënë fajin opozitës për të shkuar në zgjedhje”, shkroi Tahiri.

Lajme të ngjashme