Të paktën 37 emigrantë vdesin nga zjarri në një qendër emigrantësh në Meksikë - NACIONALE

Të paktën 37 emigrantë vdesin nga zjarri në një qendër emigrantësh në Meksikë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Së paku 37 persona vdiqën nga shpërthimi i zjarrit në një qendër për emigrantë në qytetin verior kufitar të Meksikës, Ciudad Juarez, thanë në një deklaratë të martën herët autoritetet në shtetin meksikan, Chihuahua.

Autoritetet thanë se zjarri në zyrën e Institutit Kombëtar të Migrantëve ndodhi, pasi ato grumbulluan rreth 71 emigrantë nga rrugët e qytetit, raporton televizioni CNN.

Shkaktari i zjarrit dhe përkatësia kombëtare e viktimave nuk janë publikuar ende nga autoritetet.

Televizioni CNN ka kërkuar informacione nga autoritetet meksikane për emigrantë.

Në një fotografi të publikuar nga agjencia “Reuters”, një emigrante nga Venezuela, e quajtur Viangly, shihet e mërzitur afër një autoambulance për burrin e saj të lënduar, Eduard Caraballo, ndërsa autoritetet meksikane e zjarrfikësit po i largonin emigrantët e lënduar nga ndërtesa e kapluar nga zjarri.

Lajme të ngjashme