"Konsultime intensive", Lajçak tregon çka u diskutua në takimin me kryekëshiltarët diplomatikë
Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë një përditësim në "X" pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne, Jens Plötner.
Lajçak njoftoi se takimi u karakterizua me "konsultimeve intensive dhe shumë thelbësore" të mbajtura me këshilltarët kryesorë diplomatikë.
Diskutimet u fokusuan në hartimin e hapave të ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës, ka thënë Lajçak.
Postimi:
Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe Escobar.
Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë.
Intense and very substantial consultations with Chief diplomatic advisers Bonne, Plötner, Talo and DAS Escobar. We discussed the next steps in the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation and the situation in the north of Kosovo. Grateful for the full support. pic.twitter.com/UIFNVQ3IOE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 25, 2023