Takimi Bislimi-Petkoviq | Të hënën e ardhshme vazhdojnë diskutimet rreth çështjes së dianrit, thotë Lajçak - NACIONALE

Takimi Bislimi-Petkoviq | Të hënën e ardhshme vazhdojnë diskutimet rreth çështjes së dianrit, thotë Lajçak

11 muaj më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje pas takimit me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, ku u diskutua për dinarin dhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Lajçak ka bërë të ditur në X se takimi ka rezultuar me marrëveshje mes palëve që diskutimet për këtë çështje të vazhdojnë të hënën e ardhshme.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë ndikimin e vendimit në operacionet me para të gatshme. Ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, tha Lajçak në X.

Kurtit e Bislimit s’u rri fjala, dinari bëhet pjesë e negociatave në Bruksel: Të premten paraqesin propozimet para Lajçakut

Pas përfundimit të takimit trilateral në nivel kryenegociatorësh në Bruksel ëhtë deklaruar Besnik Bislimi, i cili ka njoftuar se deri më 22 mars palët do të dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit. Anipse paraprakisht edhe Kurti edhe Bislimi ishin deklaruar se dinari asesi nuk do të jetë pjesë e diskutimeve në Bruksel.

Por, Bislimi për javën e ardhshme paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, "do të ishte i pranueshëm për Kosovën", raportoi Radio Evropa e Lirë.

U dakorduam që deri të premten secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. Dhe pastaj javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë ai pas takimit.

Çka tha Petkoviq?

Pas takimit për dinarin në Bruksel që zgjati më shumë se katër orë, krynegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, tha se pala serbe ka këmbëngulur që zgjidhja për çështjen e dinarit të bëhet me themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Gjëja e parë për të cilën këmbënguli delegacioni serb ishte ZSO-ja (Zajednica) si çështja më e rëndësishme, kryesore, e cila mbi të gjitha ka të bëjë me fatin dhe të ardhmen e popullit serb në Kosovë. Një çështje tjetër e rëndësishme për të cilën kemi insistuar është çështja e dinarit, duke pasur parasysh vendimin e njëanshëm të Prishtinës për heqjen e dinarit, si dhe përfitimet sociale dhe tarifat shkollore të qytetarëve serbë që i marrin këto mjete nga Serbia”, tha Petkoviq.

“E theksuam pozitën shumë të vështirë të popullit serb në Kosovë, e cila është rënduar edhe më shumë me vendimin për ndalimin e dinarit, i cili prek më të moshuarit, të punësuarit dhe fëmijët, si dhe institucionet tona, duke pasur parasysh se Serbia dërgon burime materiale të nevojshme për. funksionimin e atyre institucioneve, si spitalet, shkollat, kopshtet. Për ne, formimi i ZSO-së është vendimtar sepse e zgjidh plotësisht çështjen e financimit të të gjitha institucioneve tona dhe popullit serb siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjet e tjera”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme