Tahiri: LVV-ja ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së - NACIONALE

Tahiri: LVV-ja ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar VV-në për kandidaturat e deritashme për kryetar të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se deri me tani VV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në profilin e tij në “FacebooK, Tahiri ka treguar aktivitet e Albulena Haxhiut, Donika Gërvallës dhe Hekuran Muratit kundër UÇK-së.

“Deri sot, LVV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: 1. Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000. Po kush ka luftuar në Kosovë pas qershorit 1999?! Pra, veteranët e UÇK-së mund të ndiqen për krime lufte deri më 31 dhjetor 2000, sipas ligjit të Albulenës – pikërisht ashtu siç do Serbia. Ky është shërbimi më i madh që i është bërë Serbisë. 2. Donika Shvarc ka treguar vetë se ka bërë hetime personale, ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së (me siguri bashkë me prokurorë serbë) dhe thot se i ka dorëzuar pranë Gjykatës, duke u mburrur vetë me këtë veprim. 3. Hekuran Murati i ka përjashtuar nga paga minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë: • Veteranët e UÇK-së • Familjet e Dëshmorëve • Invalidët e UÇK-së. Po duket se të gjithë pe dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme