Tahiri: Kjo qeveri i ka degraduar pagat e zyrtarëve publikë, ndërkohë ua rrit pagat kryeministrit dhe ministrave
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti ka degraduar me pagat e zyrtarëve publik.
Ai nëpërmjet një shkrimi të publikuar në storie në Facebook, ka thënë se në këtë kohë krize ekonomike, kjo qeveri ia ulë pagat mjekëve, policëve, shërbyesve civil dhe ushtarëve e kategorive të tjera, ndërkohë që ia rrit pagën kryeministrit dhe ministrave.
“Në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta, Qeveria e Albin Kurtit degradon pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civil si dhe shumë kategorive të tjera që paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa ia rritë pagën kryeministrit dhe ministrave. Ky veprim degradues është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë”, ka thënë Tahiri.
