Sy e vesh nga Kushtetuesja, sot pritet publikimi i aktgjykimit të ri për ngërçin politik - NACIONALE

Sy e vesh nga Kushtetuesja, sot pritet publikimi i aktgjykimit të ri për ngërçin politik

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë sot aktgjykimin e ri, i cili pritet të jep udhëzime të reja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi sot përfundon masa e përkohshme për pezullimin e përpjekjeve të deputetëve për konstituimin e Kuvendit përfundon.

Gazeta Nacionale nga burimet e saj ka mësuar se Kushtetuesja sot pritët të publikojë aktgjykimin e saj.

I njëjti burim i ka thënë gazetës se aktgjykimi do të jep udhëzime të reja për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit.

Në fund të muajit korrik, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur masën e përkohshme, duke thënë se seancat e Kuvendit të ndërpriten nga data 27 korrik deri më 8 gusht.

Gjykata, më 24 korrik 2025, ka vendosur njëzëri: TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25; TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025 në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025; T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve; TË PUBLIKOJ këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit; Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025. Për të lexuar Vendimin për ex officio masën e përkohshme klikoni”, është thënë në njoftim.

Tani të gjitha subjektet politike janë në pritje të aktgjykimit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në një pritje të tillë është edhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

I pyetur për këtë çështje, ai sot ka thënë se subjektet tjera politike nuk po e duan kompromisin.

Ne kemi ofruar dy kompromise, i pari ka qenë që me rastin e votimit të fshehtë, nëse nuk zgjidhet me të parën kandidatja jonë Albulena Haxhiu, ne do të sjellim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë të merremi vesh për paketën e votimit të kryetarit dhe nënkryetarëve dhe të kthehemi te votimi i hapur. Kur Kushtetuesja na ka thënë me pikë të vecantë, se marrëveshjet politike duhet të arrihen mes grupeve parlamentare sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, partitë opozitare menjëherë dërguan lëndë të reja në Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë, uluni dhe merruni vesh, ti nuk dërgon prapë lëndë për raste të reja”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ‘ka ofruar alternativa për kompromis’.

Ne nuk e kemi bërë këtë si VV, ndërkaq PDK dhe LDK menjëherë shkuan në Gjykatë thuajse nuk ekzisonte ai akgjytkim paraprak. Jam unë që kam shkruar letra për t’u takuar në frymë bashkëpunimi. Është dëm që nuk është konstituar Kuvendi. Unë i kam kompetencat e kufizuara por po kam më shumë punë”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme