Suspendohet profesori Bekim Bejta që dyshohet se kërcënoi studentët e UP-së
Senati i Universitetit të Prishtinës raportohet se ka përjashtuar nga puna dhe nga procesi mësimor, profesorin Bekim Bejta që dyshohet për kërcënime, shantazh e dhunë psikologjike ndaj studentëve.
Kështu ka bërë të ditur Këshilli Studentor në Fakultetin e Filologjisë, ku në reagimin e tyre thuhet se ai pritet të përjashtohet së shpejti nga UP-ja.
“Profesori i Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejta, është përjashtuar nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në Universitetin e Prishtinës. Pas reagimit të Këshillit Studentor në Fakultetin e Filologjisë, lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentet, Senati largon përkohësisht nga puna profesorin Bekim Bejta ku sipas fakteve dhe denoncimeve ai pritet te perjashtohet perfundimishte se shpejti.” – thuhet në reagimin e tyre.
“Universiteti nuk është institucion për rehabilitim dhe integrim, e as arenë e sporteve luftarake!” – thuhet tutje.
