“Sulm terrorist”, çka ndodhi mbrëmë në Mitrovicën e Veriut?
Një shpërthim në orët e vona të 26 qershorit, në hyrje të objektit të Komunës së Mitrocivës së Veriut, ka “alarmuar” institucionet e Republikës së Kosovës.
Sulmi që siç duket për cak kishte komunën, u cilësua si vepër terroriste, nga Policia, Ministria e Punëve të Brendshme, Kryeministri Kurti e Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq. Krejt kjo vetëm tri ditë pasi Policia e Kosovës sekuestroi sasi të madhe të armëve nga një veturë Audi A6, me tabela të Beogradit. Çka ndodhi mbrëmë?
Policia e Kosovës ka njoftuar se është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë të Veriut, i cili dyshohet të ketë qenë granatë dore. Rasti po hetohet si “Kryerja e Veprës Terroriste”.
“Me datën 26.06.2023, në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjet shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit, është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granatë dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare. Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë. Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti "kryerja e veprës terroriste". Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim të PK-së.
Reagimi i Kurtit
Kryeministri i vendit Albin Kurti, gishtin e drejtoi kah Serbia, duke i kërkuar që menjëherë të nërprejë nxitjet e dhunës, para se të humbet ndonjë jetë njeriu.
“Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar, por fare lehtë mund të kishte pasur.” – shkroi kyeministri i vendit.
Ai kërkoi nga shteti serb që “menjëherë të ndërpriste nxitjet e dhunës para se të humbeshin jetë njerëzish.”
Last night the municipal building in N. Mitrovica was attacked by 2 hand grenades, causing damage to nearby cars. Fortunately, no person was harmed, but that could have easily been the case. I call on Serbia immediately to cease its incitements to violence before lives are lost.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2023
MPB-ja
Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me granatë dore ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore.
Përmes reagimit në Facebook, MPB ka dënuar sulmin duke thënë se sipas ekspertizë dyshohet se u përdor një granatë dore e llojit M75.
“Vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve shtetërore. Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve.” – ka shkruar MPB.
Më tej, në reagimin e tyre thuhet se këto sulme duhet të përballen me reagim të shpër nga të gjithë.
Ndër të tjera, MPB theskon se këto sulme janë tentime të Serbië për të eskaluar situatën në veri të vendit.
“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.” – përfundon reagimi i tyre.
Kryetari Atiq
Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, i cili vendin e sulmit e ka vend pune, ka reaguar gjithashtu në Facebook.
Sipas Kryetarit Atiq, padyshim ky është një sulm i organizuar terrorist. Atiq, gjithashtu ka kërkuar nga organet e drejtësisë që krëesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.
“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.
Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.
Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.” – ka thënë Atiq.
Çka ndodhi para këtij sulmi?
Në një konferencë për media, të mbajtur të shtunën e 24 qershorit Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, së bashku me Drejtorin e Policisë Gazmend Hoxha, thanë se kanë parandaluar një organizim për sulm terrorist, kur u zu një veturë Audi A6, me shumë armatim brenda.
Por, Sveçla pati paralajmëruar për dyshimet se në fakt ky nuk është krejt armatimi që dyshohet të ketë hyrë nga Serbia.
Çka u kap nga Policia e Kosovës të premtën mbrëma?
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencë pati prezentuar në detaje armatimin që u zu në veri të vendit.
“9 zolla, dy lansues, dy osa, një predhë e minahedhësit, 21 granada dore, 20 predha të trombllonit, dy mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike, një revole, një shurdhuese, 51 karikatorë të armëve të gjata, pesë karikatorë të armëve të shkurtëra, 5 mijë e 576 fishekë të kalibreve të ndryshme, 18 koktej molotovi, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymuese, pesë thika ushtarake, 11 jelekë anti-plmub dhe jelek taktik, nëntë uniforma ushtarake, një palë dylbi, dy maska pambuki për kokë, një dyshek ushtarak për nevoja të snajperistëve, 11 emblema të Severna brigadës, një telefon ajror me sim kartelë dhe me numër, tri radiolidhje, si dhe një sasi e narkotikëve. Si dhe vetura Audi A6.

Shumica e armatimit të sekuestruar është prodhim serb. Vlenë të theksohet se 15 nga grandat e sekuestruara janë të prodhuara në vitin 2021, dhe nga egzaminimet fillestare egziston dyshimi i bazuar se lloji i njejt I granatave është përdorur ndaj KFOR-it, në sulmet e datës 29 maj.” - ishte bilanci i sekuestrimit nga Policia e Kosovës, ka thënë Hoxha.