Studimi global: Njerëzimi mund të përaballet me krizë riprodhimi, koncentrimi i spermës bie ndjeshëm - NACIONALE

Studimi global: Njerëzimi mund të përaballet me krizë riprodhimi, koncentrimi i spermës bie ndjeshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një studim global ka treguar se koncentrimi i spermës është përgjysmuar në 40 vitet e fundit – dhe shkalla e rënies po përshpejtohet. Të dhënat shqetësuese janë prezantuar së fundi dhe janë raportuar në The Guardian.

Njerëzit mund të përballen me një krizë të riprodhimit nëse nuk ndërmerren veprime për të sfiduar rënien e spermës, kanë thënë hulumtuesit që paralajmëruan se shkalla e rënies po përshpejtohej.

Studimi i publikuar në revistën “Human Reproduction Update” u bazua në 153 matje nga burra që ndoshta s’ishin të ndërgjegjshëm për fertilitetin e tyre, e që sygjeron se koncentrimi mesatar i spermës kishte rënë nga 101.2m për ml në 49.0 m prej vitit 1973 e deri më 2018 – një rënie prej 51.6 për qind.

Hulumtimi nga i njëjti ekip, i raportuar në vitin 2017, gjeti se koncentrimi i spermës ishte përgjysmuar në katërdhjetë vitet e fundit. Sidoqoftë, në atë kohë mungesa e të dhënave nga pjesët tjera të botës nënkuptonte se gjetjet ishin të fokusuara në një rajon që përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Australinë.

Studimi i fundit përfshin të dhëna më të fundit nga 53 shtete tjera, ka raportuar the Guardian.

Rëniet në koncentrimin e spermës nuk u panë vetëm në rajonet që ishin studiuar më herët, pro edhe në Amerikën Qendrore dhe atë Jugore, në Afrikë dhe në Azi.

Për më keq, shkalla e rënies dukej se po rritej: duke shikuar të dhënat e mbledhura nga të gjitha kontinentet prej vitit 1972, hulumtuesit kishin gjetur se shkalla e rënies ishte 1.16 për qind; por kur shikuan të dhënat prej vitit 2000, shkalla vjetore e rënies ishte 2.64 për qind.

“Mendoj që ky është një sinjal tjetër që diçka nuk po shkon me globin dhe që na duhet të bëjmë diçka për këtë punë. Prandaj po, mendoj që është krizë, që është më mirë të merremi me të tash, para se të mbërrijë në një pikë të pakthyeshme,” – tha prof Hakai Levine nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se fertiliteti komprometohet kur koncentrimi i spermës bie poshtë 40m për ml.

Megjithëse është e paqartë se çka mund të jetë prapa këtij trendi, një hipotezë thotë se mund të ketë të bëjë me kemikalet që ndikojnë te endokrina ndërsa një tjetër që përmend faktorët ambientalë.

Ekspertët thonë që edhe faktorët si duhanpirja, alkooli, obeziteti apo ushqimi i keq mund të kenë rol.

Profesori Richard Sharpe, ekspert në riprodhueshmërinë mashkollore në Universitetin e Edinburghut, tha që të dhënat e reja tregonin se trendi dukej të ishte fenomen botëror.

Lajme të ngjashme