Staroviq: Serbët të palëkundur në moslejimin e kryetarëve jolegjitimë për të qeverisur - NACIONALE

Staroviq: Serbët të palëkundur në moslejimin e kryetarëve jolegjitimë për të qeverisur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Jeta normale është e pamundur nën okupim të stilit ushtarak”, ka shkruar Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, përmes një reagimi në rrjetin e tij në Twitter, ku shtoi se serbët janë “të palëkundur” që të mos lejojnë qeverisjen e kryetarëve shqiptarë “të zgjedhur me 1-3% të votave”.

“Tubime të mëdha të serbëve që nga mëngjesi para ndërtesave komunale në Veri të Kosovë. Janë të palëkundur që të mos i lejojnë kryetarët e shqiptarë ilegjitimë të zgjedhur me 1-3% të votës”, ka shkruar ai.

Mes tejrash ai kritikoi edhe KFOR-in për mosndalimin e hedhjes së gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. “Nisur që nga nesër, të gjitha shkollat në veri të Kosovës do të pezullojnë punën”, tha ai duke kërkuar tërheqjen e njësive speciale nga ato zona.

Lajme të ngjashme