“Specialsët u paguan 4 euro në orë, në katun tem as argat për qaq pare s’gjen”: Buzhala për “përdredhjen” e Kurtit ndaj protestës së NjSI-së - NACIONALE

“Specialsët u paguan 4 euro në orë, në katun tem as argat për qaq pare s’gjen”: Buzhala për “përdredhjen” e Kurtit ndaj protestës së NjSI-së

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Për “përdredhjen” e madhe që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i bënë dje protestimit dhe pakënaqësisë së njësive elitare speciale se “po paguhen ka 2 mijë e 200 euro në muaj” por pa treguar që të njëjtën kanë punuar mesatarisht me nga 19 orë në ditë e 538 orë në muaj, ka folur gjerësisht gazetar i Nacionales, Berat Buzhala në “Ditarin e Buzhalës”.

Buzhala në zbërthim të logjikës “përdredhëse” të Kurtit dhe Sveçlës tha se në krejt këtë përpjestim shifrash – që sipas tij është bërë veçse për “t’ua rrënuar reputacionin” – tha se i bie që ata “janë paguar 4 euro në orë” ndërsa për 4 euro orën u shpreh se “as në katunin tem argat për qaq s’un gjen mo”.

Gazetari citoi ish-kryeministrin historik të Britanisë së Madhe, Winston Churchill, në fjalimin e tij kushtuar “Mbrojtjes Kundërajrore” britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore se “kurrë në historinë e konfliketeve njerëzore kaq shumë njerëz nuk i kanë kaq shumë borxh kaq pak njerëzve”.

Të njëjtën frazë Buzhala ua aplikoi edhe njësiteve elitare speciale, për çka tha se “ky grusht njerëzish arritën me nxjerrë Kosovën përballë një superfuqie ushtarake siç është Serbia e cila i çoi banditët e vet atje” ndërsa tash “pa u bë as dy muaj veç pse qata protestuan, lypën kushte më të mira, shefat e tyre politik Xhelal Sveçla e Albin Kurti ua përmenden paret”.

Në vend që m’ju thanë: ‘a po vini nalt djem e flasim, se s’koki bash shumë e zgjidhim problemin’. Hajde qe për mësuesa paskemi pas telashe: ‘a e meritojnë a s’e meritojnë?’ Kurrëkush në Kosovës s’kish thanë ‘pse ua rrite rrogën qityne (specialsve)’. Edhe pesë mijë me ua bë, sepse 600 e kanë, hajde që edhe nëse i kanë marrë 2 mijë e 200 qito kohë, i kanë marrë për shkak të shtesës. Nuk ka pasur problem më të thjeshtë m’u zgjidh politikisht por edhe si PR; me thonë: ‘po, po’. Edhe krejt kishim thanë: }rritjau sa të doni rrogën. Sepse e meritojnë’. Sepse nëse ka punu dikush në vend tonë prej 3 vjet e knej janë këto. Kush e kreu Banjskën? Qita. Kush na nxjerri me faqe të bardhë? Qita”, ka thënë Buzhala.

Më tej Buzhala lexoi edhe deklarimet në Facebook fillimisht të Sveçlës e më pastaj të Kurtit, deklarime këto që ngjallën indinjatë (por edhe tallje) të thellë në vend.

Duke komentuar linjën e Sveçlës se “Kosova është krijuar me akte heroike dhe humbje njerëz” Buzhala thjesht s’mund të qëndrojë indiferent pa reaguar: “Po, fakt është, por ti Xhelal s’je njëri prej tyre. Komandanti yt në Drenicë kallxon që ke ik prej luftës. Këta djemët asnjani s’ikën prej qatjehit”.

Ndërsa për pjesën e “2 mijë e 200 eurove” gazetari i Nacionales vëren se “krejt ideja është që me ua rrënu reputacionin... m’i thanë atij që s’ka: kqyr qeky 2 mijë e 200 i merr”.

Kjo qeveri janë kanë të gatshëm për raste sociale për do që s’punojnë, por nuk janë kanë të gatshëm me ua rrit rrogat njerëzve që punojnë. Sen ma mërzi këta njerëz nuk kanë se me iu thanë: rritma rrogën”.

“2 mijë e 200! Po jepja more 5 mijë nëse është ka punon 530 orë. Këta s’kanë flejt as në shtëpi, as familjet, s’i kanë pa, kanë flejt në Belvedere, kanë flejtë në kerre. Njëni u kthy i vdekur. Qysh mundesh me ua përmend sa të kena pagu”, ka thënë mes tjerash Berat Buzhala.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme