Spanja s'jep shenja të njohjes: Ka ende punë për normalizimin e raporteve me Serbinë
Një nga pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që ende refuzon të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është Spanja. Edhe pse deklaroi se është koha për të bërë përpjekjet e fundit për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Spanja ka vazhduar të mbajë qëndrimin e saj në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa Prishtina dhe Beogradi pranuan propozimin evropian për rivendosjen e marrëdhënieve, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme spanjolle nëse Madridi e kishte modifikuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës.
Sipas ministrit, “problemi i territorit të Kosovës” duhet të zgjidhet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në diskutimin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është koha që të bëhen përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.” - kathënë Elena Aljarilla Cortezón, këshilltare për komunikimin në Ministrinë për Çështje të Jashtme të Spanjës.
Madridi zyrtar i tha mediumit se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Rezultati i takimit të 27 shkurtit ishte hap përpara, por ende ka punë për t’u bërë sa i përket arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve bazuar në propozimin e BE-së, që është mirëpritur nga Këshilli Evropian në shkurt. Edhe pse është pozitive që si Prishtina, ashtu edhe Beogradi janë pajtuar për tekstin e propozimit pa asnjë ndryshim, nuk do të ketë marrëveshje të fortë pa pasur një plan të qartë se si do të zbatohet.” - thuhet në përgjigjen e tyre për REL.