Liberalizim “plotësues” i vizave: Qe qysh e arsyetoi BE-ja heqjen e vizave për pasaportat ilegale “Koordinacija” - NACIONALE

Liberalizim “plotësues” i vizave: Qe qysh e arsyetoi BE-ja heqjen e vizave për pasaportat ilegale “Koordinacija”

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Është komplementare (plotësuese) me liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave të Kosovës”.

Kjo ishte përgjigja nga Komisioni Evropian për Nacionalen pyetur se si e arsyetojnë heqjen e regjimit të vizave për pasaportat serbe të lëshuara nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese për Kosovë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Kështu, sipas BE-së, liberalizimi i vizave për mbajtësit e pasaportave Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë për një shtet tjetër nuk u dhanë të jenë përjashtuese ndaj njëra-tjetrës, por "komplementare".

Tashmë serbët e Kosovës me pasaportat të njohura si “Koordinacija” të lëshuara nga MPB-ja serbe do të mund të udhëtojnë anekënd zonës Schengen, me qytete të Kosovës të emërtuara serbësisht dhe të paraqitura e të pretenduara si gjoja nën juridiksion të shtetit serb.

Kjo përbrenda vendit la shijen më të hidhët derisa qeveria kosovare – që ka më shumë se dy vite që luftimin e prezencë]s e çdo-kundshme juridike serbe në vend e jep për top-vlerë të punës së tyre: targat, letërnjoftimet, institucionet paralele serbe, dinarin (etc) – s’u bë thuajse fare e gjallë; duke e dënuar në terma të zbehtë e në tone të ulëta.

Për liberalizimin e vizave për pasaportat e Republikës së Kosovës – (para)kushtet, më shumë se 90 sosh, të cilat ishin përmbushur qysh më 2019 – qeveria e udhëhequr me Lëvizjen Vetëvendosjes ka monopolizuar thuajse secilën gram-merite ndërsa për, sipas BE-së, “liberalizimit komplementar me tuajin”, gjeti forma devijimi të vëmendjes përmes RTK-së.

Po, kjo është e çuditshme – sepse krejt çështja e targave ishte pika thyese për rrugën para – dhe tash, targat janë zgjidhur që Kosova mban juridiksion në territorin e vet dhe tash erdhën këto pasaporta”, thotë profesoresha në universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, në një përgjigje për Nacionalen.

Për që kjo është krejtësisht në favor të Serbisë, Tromp s’e ka asnjë dyshim. Madje, sipas saj, kjo në perspektivën afatgjate veçse i ndihmon përpjekjeve të Serbisë të mirëmbajë pretendimet e saj për veriun e Kosovës.

Çfarëdo marrëveshje e tillë e cila është në favor adminstrativisht në çështje të njohjes së pasaportave të Republikës së Serbisë për serbët e Kosovës, mund të ketë pasoja afatgjate në atë se si Serbia vazhdon të negociojë në epokën post-Ohër”.

“Pasojat mund të jenë që Serbia me politikën e hapave të vegjël mund të mbërrijë në pikën ku në themel shtron sovranitet të pjesshëm ose dual mbi qytetarët serbë e saj ku ata jetojnë dhe kjo ka qenë dashur të trajtohet me kujdes nga pala e Brukselit”, thotë ajo.

Se si bëhet që Bashkimi Evropian të njohë “sovranitet të dyfishtë” – duke njohur pasaportate Republikës së Kosovës dhe pasaporta të Republikës së Serbisë për qytetarë serbë që jetojnë në një vend tjetër – Tromp thotë se rast të tillë nuk ka askund në botë.

Nuk ka raste të ngjashme askund në botë deri tash. Kjo po duket kapërcimtare”, tha ajo.

Kjo është një situatë që mund të fuqizojë Serbinë të mbahet në pretendimet territoriale në veriun e Kosovës”, përfundoi ajo.

Gazetari Adriatik Kelmendi në një reagim në Facebook, njohjen e këtyre pasaportave e ka parë si ndodhinë “më prapakthyese në subjektivitetin ndërkombëtarë të vendit” dhe e e ka lexuar krejtësisht si “sovranitet paralel”.

Pozicioni ndërkombëtar i Kosovës kurrë nuk ka qenë më i dobët dhe Kosova kurrë nuk ka qenë më e vetmuar dhe me më pak miq! Të gjitha këto kanë ndodhur vetëm në këto 13-14 muaj të fundit, kurse trendi negativ nuk duket se po ndalet. Kush nuk e sheh se ku po zhytemi si shtet e si shoqëri, s’ka sy!”, tha ai.

Lajme të ngjashme