Sondazhi që çjerri propagandën e VV-së për 'zhvillim ekonomik'
Për katër vite të plota në pushtet, Albin Kurti dhe kabineti i tij investuan fort në ndërtimin e një narrative propagandistike për “rritje ekonomike”, “mirëqenie sociale” dhe “prosperitet gjithëpërfshirës”. Ndërkohë, treguesit realë – rritja e çmimeve dhe ngadalësimi i ndjeshëm i rritjes – ekspozuan në vazhdimësi një realitet fundmamentalisht të kundërt me pretendimet e pushtetarëve.
Se treguesit ekonomik e thonë krejt të kundërtën e këtyre pretendimeve u dëshmua së fundi edhe në një sondazh të të Institutit Ndërkombëtar Republikan.
Verdikti i qytetarëve në këtë sondazh ishte i prerë: jeta është bërë e shtrenjtë, punët mungojnë dhe vendi kërkon ndryshim – përfshi ndryshim të liderëve aktualë.
Problemi numër një për kosovarët është brutal në thjeshtësinë e vet: kostoja e jetesës / çmimet e larta (45%), e ndjekur nga papunësia (19%).
Kur pyeten çfarë i duhet vendit tani, qytetarët zgjedhin “ndryshim”.
Çfarë ndryshimi?
Shumica e qytetarëve të Kosovës mendojnë se vendi ka nevojë për ndryshim – konkretisht ndryshim ekonomik dhe ndërrim të lidershipit, të cilat dominojnë renditjen me 82 për qind marrë së bashku.
Shumica dërrmuese e qytetarëve kërkon transformim—me theks në ekonominë reale dhe në rotacionin e lidershipit. Midis atyre që duan ndryshim, tabloja është kjo:
- 44%: Ndryshim i situatës ekonomike dhe korrigjim i drejtësisë sociale;
- 38%: Ndërrim i drejtuesve kryesorë politikë dhe partive në pushtet;
- 9%: Rishikim i standardeve kulturore/praktikave (media, arsim; ulje e dhunës);
- 9%: Shtrëngim i standardeve administrative (meritokraci, menaxhim profesional; ulje e korrupsionit);
- 1%: Nuk e di/Refuzoi.
Ndërkohë, në pyetjen thelbësore “a janë dirigjentët aktualë të duhur për të ardhmen?”, përgjigjet kristalizohen kështu:
- 50%: Kërkohet një lloj i ri lideri;
- 44%: Aktualët janë të përshtatshëm;
- 7%: Të pavendosur/Refuzuan.
Vitet e fundit, Kosova u rendit mes ekonomive më të goditura nga inflacioni, me mesatare dyshifrore në vitin 2022.
Brenda pak muajsh, çmimet e mallrave esenciale shkuan mbi 50%, ndërsa inflacioni kumulativ katërvjeçar u ngjit në 22%, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Sondazhi i IRI-së qe i vetëm që shpërfaqi krizën ekonomike të vendit: në vitin e fundit të Qeverisë Kurti, 44% e familjeve deklaruan se blejnë më pak, ndërsa paguajnë më shumë, sipas një ankete të UNDP-së (shkurt 2024). Ndërsa shporta e konsumit rëndohej, Qeveria Kurti u akuzua për indiferencë ndaj krizës—një akuzë që resonohet nga raftet e supermarketeve më shumë se nga podiumet.