Social-Demokrati Nushi: Mos harroni që Berishaj ka qarkulluar me 600 mijë euro të firmës që s'e ka deklaruar - NACIONALE

Social-Demokrati Nushi: Mos harroni që Berishaj ka qarkulluar me 600 mijë euro të firmës që s'e ka deklaruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti socialdemokrat, Nol Nushi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook me rastin e kallëzimit penal ndaj z. Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci.

Nushi ka kërkuar që të “mos harrohet” se Berishaj – anëtar i Kryesisë së VV-së – “ka qarkulluar me 600 mijë euro në llogarinë bankare të firmës.

Ai ka shtuar, me të drejtë, se “firma është e regjistruar në emrin e tij, dhe ka veç një punëtor. Vetë Martin Berishajn.”

Po ashtu, aktivisti i PSD-së ka treguar se si pushteti ka mbrojtur Berishajn përkundër shkeljeve dhe dyshimeve serioze ndaj tij.

Statusi i plotë:

Mos harroni qe ambasadori i Kosoves ne Kroaci, anetar i Kryesise se VVse, ka qarkulluar 600.000euro para ne llogarine bankare te firmes.

Firma eshte e regjistruar ne emrin e tij, dhe ka vec nje punetor. Vete Martin Beriahajn. Kjo firme nuk eshte e deklaruar prandaj sot Martini k akallezim penal.

Martini eshte profesor i shkencave sociale, por me shume u be i njohur si tregtar energjie.

Pushteti e mbrojti njezeri, ndonese shkeljet e tij ishin te shumta dhe dyshimet serioze.

Lajme të ngjashme