S’ndahen nga njëri-tjetri Kurti me VLEN-in: “Mbështetje të parezervë nga Kryeministri i Kosovës” - NACIONALE

S’ndahen nga njëri-tjetri Kurti me VLEN-in: “Mbështetje të parezervë nga Kryeministri i Kosovës”

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Koalicioni VLEN që garon në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale të Maqedonisë së Veriut s’e ka ndërmend t’i ndahet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilët ky i gundit po i mbështet “pa rezervë”, thanë këta të fundët në një komunikatë për media.

Çka është kritikuar gjerësisht si përfshirje e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, duke ofruar edhe tri kandidatë prej radhëve të tyre, tashmë ka marrë përmasa mblshtetjeje të paparë ku krerë të lartë të shtetit kosovar, si Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu kanë dalë veçse duke bërë fushatë për një opsion politik në RMV.

“Sapo u takuam në Prishtinë dhe morëm mbështetje të parezervë nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri që VLEN, kundër korrupsionit, kundër Ballkanit të Hapur, kundër regjimit të vjetër. NDRYSHIMI PO VJEN, FITORJA DO TË JETË E THELLË!”

Lajme të ngjashme