‘Shirit policie’ e ‘njollë e zezë’: Krejt çka ndodhi e u tha në seancën e çështjes Kusari - Radojçiq
Polemika të ashpra e akuza të rënda të ndërsjella ishin atmosfera me të cilin nisi seanca e kësaj të enjte ku lajtmotivi ishte biseda ‘koordinuese’ mes Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kryetarit faktit të Listës Serbe, kryeterroristit, Milan Radojçiq: ku flitej për çështje votimi të përbashkët për pagën mininale – nga ku përjashtoheshin veteranët e UÇK-së – dhe votimin e një gjyqtari të propozuar nga Vetëvendosje për Gjykatë Kushtetuese.
Partia Demokratike e Kosovës kërkoi shtyrjen e të gjitha pikave të rendit të ditës dhe inicimit të një debati parlamentar për çështjen Kusari-Radojçiq, ndërsa njoftuan se pas kristalizimit të votimit të përbashkët VV-Srspska, kjo parti s’do të votojë më asnjë ligj e as marrëveshje ndërkombëtare.
“Kurrë njollë më të zezë nuk ka me pas se sa përfshirja e një terroristi në vendimarrjen e Kosovës”, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, i cili bëri kualifikime të rënda se Kuvendi i Kosovës “as nuk më arsye të vazhdojë...aq shumë është kriminalizuar”.
Tahiri i PDK-së tha se biseda Kusari-Radojçiq dhe negociatat mes tyre “kanë cënuar sigurinë kombëtare” dhe se “është e rrezikshme”.
Kusari-Lila e mohoi autenticitetin e regjistrimit duke e vlerësuar për montazh ndërsa u kthye në kundërakuza për qeveritë e kaluara që kanë qeverisur me Listën Serbe në përbërje parlamentare: ani pse në shumë këto qeveri ka qenë vetë.
Haki Abazi, tash deputet i pavarur, e rrethoi krejt skenën e parme të Kuvendit të Ksoovës, prej zonës ku ulën ministrat e deri te foltorja që po fliste Mimoza Kusar-Lila, me shirit policor për ta shënjuar si “vend krimi”.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e quajti “tmerr të demokracisë” kristalizimin publik të bisedave mes Kusarit dhe Radojçiqit.
“Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çka përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar del akuzon, para, prapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tana anët, dhe këta entuziazmohen” – tha Gashi në Kuvend.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, me tone jotipike të tij, iu drejtua Kusari-Lilës të shpjegojë se çka ka negocuar me Radojçiqin.
“Cili ka qenë pazari i këtij negocimi? Aty nuk flitet për ligje që kanë të bëjnë me komunitete, nuk flitet për çështje që trajtohen në kuvend në raport me dy të tretat. Aty diskutohet për një ligj që prek secilin njeri për pagën minimale, dhe veteranët e uçk-së. Ne duhet ta dimë se ky koordinim a është një thikë mas shpine ndaj demokracisë së Kosovës”, tha Tahiri.
“Që nga nisja e kësaj legjislature neve na është thënë këtu se nuk ka koalicion me Srpskan, asnjë marrëveshje me te, bile e keni thënë me mburrje. Përgjimet vërtetojnë se një marrëvehsje e thelëë dhe në thelb, ka ndodhë. Kjo qeveri nuk ka etikë politike, po të kishte etikë ishte dashur të flasim që janë pa ushqim”.
“Po të kishte etikë do të duhej të dorëhiqet dikush, se është ka vjeedhët më të madhe. I drejtohem Kusari-Lilës, të vërtetën e din ky popull për Ramush Haradinajn. Dhe e din kush je ti. Dhe nuk mundesh me ardh ti me na shit moral për atë temë”, tha Tahiri.
Vetëvendosja refuzoi debatin parlamentar ndërsa opozita pas mbivotimit nga shumica parlamentare lëshoi sallën e Kuvendit të Kosovës.
Me 50 vota kundër, 35 për dhe një abstenim është pamundësuar mbajtja e debatit.