Skandaloze: Pompa e derivateve në zonën e trashëgimisë kulturore në Pejë, a po favorizohet kompania e afërt me pushtetin? - NACIONALE

Skandaloze: Pompa e derivateve në zonën e trashëgimisë kulturore në Pejë, a po favorizohet kompania e afërt me pushtetin?

1 muaj më parë

nga Besarta Hoti

Përkundër një aktakuze të Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj pronarit të një pompe derivatesh, pompa e derivateve vazhdon të qëndrojë në zonën që është trashëgimi kulturore? Si ndodhi që ky objekt, të ngulë këmbë aty ndër vite dhe cili është historiku i tij?

Në mars të këtij viti, Prokuroria Themelore në Pejë, kishte ngritur aktakuzë ndaj Gani Veselajt, pronar i një pompe derivatesh që quhet ‘Eko Green’.

Aktakuza, veç tjerash ka dy pika kyçe, atë se objekti është pa leje dhe bash në një zonë që është në mbrotje të trashëgimisë kulturore.

Pavarësisht që Inspektorati në komunën e Pejës, ia kishte vënë shiritat këtij objekti – për t’ia ndalur punën, i akuzuari Gani Veselaj, pronar i Eko Green, kishte lidhur marrëveshje me kompaninë Exfis që kjo kompani, ta shfrytëzonte këtë vend me qira.

Pavarësisht vendosjes së shiritave që puna të mos vazhdonte dhe pavarësisht ekzistencës së një aktakuze kundër operimit në këtë zonë e madje edhe që kërkon rrënimin e objektit, edhe kompania EsFis s’ia vetë letrat shtetit dhe vazhdon punën edhe sot…

E kur jemi te letrat e shtetit, vlen të përmendet se kompania ExFis me letra e ka ndihmuar si donatore pushtetin aktual, ku pasqayrat financiare të KQZ-së, në një rast e tregojnë se kjo parti ka blere derviate të naftës tek kompania “Exfis” në vlerë prej 21 mijë euro.

Derisa Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Pejës, kishte vendosur shirita në këtë pompë derivatesh, nga Drejtoria e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Hajrulla Çekut, nuk kishte marrë asnjë hap lidhur me rastin.

Është interesant fakti se Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje më datën 21 maj të këtij viti te Drejtoria e Inspektoratit të trashëgimisë Kulturore në kuadër të Ministrisë dhe kjo e fundit, pesë ditë më vonë, pra më 26 maj 2025, i kërkon Prokurorisë që t’i zgjerojë hetimet.

Për ta kuptuar më lehtë, në mars ka aktakuzë të ngritur rreth kontestit të këtij objekti ndërkaq në maj, Prokuroria pranon kërkesë nga Inspektorati i Ministrisë që të zgjerohen hetimet.

Gazeta Nacionale, ka siguruar të plotë aktakuzën rreth këtij rasti, përfundimi i së cilës veç tjerash thotë:

“…Duke pasur parasysh të gjitha provat e lartcekura dhe duke i çmuar ato në lidhshmëri logjike dhe faktike me njëra tjetrën, kam vlerësuar se në veprimet e të pandehurit Gani Veselaj, qëndrojnë të gjitha elementet e veprës penale ‘Ndërtim pa leje’

Dhe aktakuza vazhdon:

…si dhe në veprën penale Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Tutje akatakuza, vazhdon me propozimin që të rrënohet ndërtimi pa leje.

Duke qenë se aktakuza e prokurorisë, pronari i pompës fillestare ‘Eko Green’, që më vonë ia jep EsFisit për shfrytëzim, Gani Veselaj, ngarkohet me veprat penale ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘heqja po dëmtimi i vulave zyrtare apo i shenjave’, ne kemi kontaktuar këtë të fundit, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet.

Nacionale ka kërkuar të kontaktojë edhe Gjykatën Themelore në Pejë, edhe kompaninë Infrakos, si dhe te Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – që nga kjo e fundit, të kuptonim nëse kanë dhënë leje që ExFis të operojë në këtë pikë, por nga asnjë prej tyre, nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e kësaj storie.

Shiko storjen e plotë KËTU.

Lajme të ngjashme