Skandaloze: Kompania ‘Apetit’ dyshohet se shiti mishin e Brazilit për të Kosovës, flasin nga AUV - NACIONALE

Skandaloze: Kompania ‘Apetit’ dyshohet se shiti mishin e Brazilit për të Kosovës, flasin nga AUV

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Emisioni hulumtues shqiptar, ‘Stop’ dje ka raportuar se kompania ‘Apetit shpk’, e ka shitur mishin me origjinë nga Brazili, si ‘mish i freksët nga Kosova’. Nacionale ka kontaktuar me zëdhënësin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për të kuptuar më shumë se çka po ndodhë…

Raportohet se kompania ‘Apetit shpk’, e ka shitur mishin e Brazilit si mish nga Kosova.

Për ta shitur mishin në këtë formë, sipas raportimeve të këtij mediumi, kompania në fjalë e shkrinte mishin 24 orë përpara, për ta bërë të duket si ‘mish i freskët’.

Në një përgjigje për Gazetën Nacionale, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterniarisë, Lamir Thaçi, ka bërë me dije se kanë ‘urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për biznesin në fjalë’.

Pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinë se produktit ushqimore( mish) nga Operatori Ekonomik Apetit sh.p.k. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur”, ka thënë zëdhënësi i AUV-it, z.Lamir Thaçi.

Lidhur me këto raportime shqetësuese, ai ka thënë se është formuar Komision professional që të do të bëjë gjurmimin e të gjitha hyrje daljeve të biznesit, për ta vërtetuar dyshimin e ngritur.

Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin ( gjurmushmërin/përputhshmërinë) e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur.Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera qe merren me taksat ( doganat, ATK). Të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesim njëra tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave qe burojnë nga kontrollet e detajuara, tha ai për Gazetën Nacionale.

z.Thaçi në një pjesë të përgjigjes, nënkupton edhe për involvimet e mundshme të ndonjë punëtori të këtij institucioni, të cilët, bashkë me kompaninë, në rast se vërtetohen dyshimet, i presin masat e parapara me ligj.

Pas kompletimit të plotë të hulumtimit do të ju mbajmë të informuar mbi të gjeturat. Në këtë fazë nuk mund të pre-supozojmë veprimet, ato do të ndërmerren konform të gjeturave. Secili i përfshirë në veprime të kundërligjshme do të përballet me masat ndëshkimore të përcaktuara me ligj. Si autoritet premtojmë transparencë të plotë me të dhënat pas kryerjes se gjurmimit. Po ashtu mbi secilën masë ndëshkimore qe vendoset për secilën palë të involvuar do paraqesim shkeljet nëse vërtetohen. AUV nuk do ta amnistoj asnjë punonjës për të cilin vërtetohet se ka bërë shkelje”, tha ai për Nacionalen.

Emisioni nga Shqipëria, ka trajtuar këtë temë, duke qenë që sipas burimeve që kanë, thonë se në vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kilogram mish nga kompanitë shqiptare, nga kompania Apetit shpk.

Gazetari Lirim Mehmetaj, lidhur me rastin ka shkruar se kjo kompani ‘paska lidhje aq të forta me shtet” saqë mishin e Brazilit e ka ‘zyrtarizuar’ si mish të Kosovës.

Ai shkruan:

"Qyre more në cfarë shteti jetojmë

Kompania “Apetiti sh.pk” paska aq lidhje të forta në shtet, saqë mishin e ardhur nga Brazili e zyrtarizon si mish kinse të freskët të Kosovës dhe këtë e bën me dokumentacion zyrtar nga Agjencia Shtetërore e Ushqimit dhe Veterinarisë që është nën Ministrinë e Bujqësisë.

Paramendojeni, veç ia heqin faturën që ka ardhë nga Brazili dhe ja vendosin këtë të Kosovës dhe kjo bëhet nga inspektorët e shtetit të Kosovës.

Mishi përkundër se s’ka fare Vulën e Inspektorit Veterinar të Thertores, inspektori i AUVK-së as dert nuk e ka.

Kqyre tash tjetra, përkundër se është i dokumentum falsifikimi dhe në këtë rastin e fundit, qysh e ka zbulu emisioni Stop në Shqipëri, e ka nënshkru inspektori Qenan Maxhuni, akoma s’ka as të përjashtum, as të shkarkum, asgjë.

O ministër Peci, dil more trego qysh është e mundur me depërtu dikush aq thellë në shtet saqë dokumentet e institucioneve i siguron si letra tualeti", shkruan ai.

Lajme të ngjashme