“S’ka bixhoz me Trump”, qysh u komentua deklarata e Grenell se “krejt ndërkombëtarët janë kundër Kurtit”
“Absolutisht e rreme, mos u mashtroni”.
Kjo shënoi goditjen më të rëndë deklarative nga Adminsitrata e Donald Trump drejtuar kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit, i cili mbrëmë në Ferizaj tha se “kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në” se sa gjatë qeverisjes së tij. Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, shkroi se Kurti nuk është partner i besueshëm i ShBA-së dhe se e tërë bashkësia ndërkombëtare “është e bashkuar kundër tij”.
E kjo deklaratë e emisarit special, ngjalli reagime të shumëta në vend.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj,tha se qëndrimet e emisarit amerikan Richard Grenel për kryeministrin Albin Kurti janë mesazh i qartë se “Një kryeminister, një qeveri që nuk ka përkrahje dhe partneritet me ShBA, nuk i shërben Kosovës”. Duke shtuar se “Kosova nuk guxon të bëjë eksperimente me të ardhmen”.
E sipas njohësit të politikës Petrit Zogaj “Kurti manipulon kur thote qe marredheniet me ShBA i ka te mira. Mirepo, ai e ben kete, sidomos ne kohe fushate dhe pret reagime te Grenell, sikurse ky i sotmi.”
Krejt kjo sipas tij në funksion të “mobilizimit të mbeshtetësve rreth vetëss duke thene qe “na duhet më shumë mbeshtetje nga ju sepse a po e shifni qe kemi boll armiq.”
Zoagj duke vënë në vëmendje politikën e Trump me Meksikën, Kanadanë e përgjithsisht me qasjen e Trump për marrëdhëniet me shtetet tjera ka thënë se “bixhozi me kete administrate nuk te shkon gjate.”
Mumamet Hamiti, ish-ambasador i Kosovës në Londër, ka vënë në vëmendje pasojat që shqiptarët i vuajnë nga qasja komuniste kundër vlerave anglo-amerikane.
“Pasojat po i vuajnë shqiptarët edhe sot, 35 vjet mbas rënies së regjimit komunist.”
"Krejt janë kundër tij", çka tha Grenell
Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, shkroi se Kurti nuk është partner i besueshëm i ShBA-së dhe se e tërë bashkësia ndërkombëtare “është e bashkuar kundër tij”.
“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, tha ai.
Më tej, Grenell e shoi Kurtin si arsye shkas se pse kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo edhe në Kosovë.
“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”, tha ai.
Duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të Kurtit drejtpërsëdrejti, Grenell bëri thirre që qytetarët e Kosovës “të mos mashtrohen” nga ato deklarime që tha janë “absolutisht të rreme”.
“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi ai.
Çka pretendoi dje Kurti?
"Kurrë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në se me qeverinë time”.
Kështu tha ai nga Ferizaji gjatë një tubimi zgjedhor: duke ngrerë kontraste të vetëstiluara me qeveritë e kaluara se marrëdhëiet me ShBA-në “ata i përdorni për pushtet...unë për shtet”.
“Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar Kosova nga këto marrëdhënie më shumë se me ne.
Grantin mëtë madh e kem i marrë ne nga MCC, 202 milionë dollarë për bateri akumuluese”, tha Albin Kurti.
“E ata raportet me ShBA i përdornin për pushtet...ne i përdorim për shtet e jo pushtet. Për me ngjit shtetin lart e më lart”, tha ai.