Shtohen forcat e policisë në Zubin Potok, në vend ngjarje edhe Njësiti i Hetimeve - NACIONALE

Shtohen forcat e policisë në Zubin Potok, në vend ngjarje edhe Njësiti i Hetimeve

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë duke patrulluar zonën në të cilën ndodhi shpërthimi në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Njësitë të ndryshme të Policisë së Kosovës kanë shtuar masat, dhe që nga mbrëmja e së premtes, kur edhe ndodhi shpërthimi, gjenden në teren.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, e cila tashmë gjendet në vendin e ngjarjes, ka raportuar që patrullimet e shumta nga ana e PK-së po ndodhin.

Gjithashtu ka bërë të ditur se aty gjenden edhe Njësiti i Hetimeve, të cilët po punojnë në zbardhjen e rrethanave.

Pamje.

Lajme të ngjashme