Shqipëria e thërret ambasadorin serb "të sqarohet" pas deklaratave të fashistit Vulin - NACIONALE

Shqipëria e thërret ambasadorin serb "të sqarohet" pas deklaratave të fashistit Vulin

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkaku i deklaratave të zv/kryeministrit fashist serb, Aleksandar Vulin, Shqipëria e ka thirrur për intervistim dhe sqarim ambasadorin serb në Tiranë, Sllobodan Vukçeviq.

Kjo pasi që Vulin u shpreh në tonet e tij të kahershme fashiste ndaj një tubimi që pati Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me shqiptarë në Athinë.

Herën tjetër që Qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë. Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, do të ishte një kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyyanis, në krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Shqipëria mund të ndalet vetëm nga serbët dhe ‘Bota Serbe’, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë”, citohet të ketë thënë Vulin, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e ka reaguar ndaj deklaratës së Vulinit duke e vlerësuar për “provokuese, në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura, të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian”, u tha në reagim.

Lajme të ngjashme