Shpërfillja e vendimit të Supremes për pensionistët nga institucionet, Shala: Kjo mund të çojë në përgjegjësi penale
Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kritikuar institucionet e Kosovës për shpërfilljen e vendimit të Gjykatës Supremes për pensionistët.
Ai ka thënë se institucionet rrezikojnë të bien në përgjegjësi penale nëse vazhdojnë të injorojnë vendimin e Supremes për heqjen e obligimit të pensionistëve që të lajmërohen çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë
Gjatë një interviste në “Interaktiv” të KTV-së, Shala ka vlerësuar se praktika e deritashme përbën shkelje të dinjitetit të pensionistëve.
“Shteti aktualisht nuk ka Udhëzim Administrativ të vlefshëm që mund ta zbatojë, sepse këto dispozita janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata Supreme. Duhet të miratohet një Udhëzim Administrativ i ri që obligon institucionet publike ta verifikojnë në mënyrë proaktive statusin jetësor të pensionistëve”, ka deklaruar Shala.