Shoqërimi i Kurtit nga Martin Berishaj në përvjetorin e Srebrenicës, Çitaku: Çfarë fyerje për Kosovën dhe viktimat - NACIONALE

Shoqërimi i Kurtit nga Martin Berishaj në përvjetorin e Srebrenicës, Çitaku: Çfarë fyerje për Kosovën dhe viktimat

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në Srebrenicë ka shkuar nën shoqërinë e Martin Berishajt, ambasadorit të dyshuar për afera korruptive.

Ajo ka bërë me dije se një veprim i tillë është fyerje për vikat që janë vrarë në këtë ngjarje të rëndë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se kjo është poshtrim edhe për Kosovën.

“Albin Kurti ka shkuar në Srebrenicë për të përkujtuar gjenocidin serb mbi civilët e pafajshëm, nën shoqërinë e Martin Berishajt. Çfarë fyerje. Çfarë poshtërimi .Për Kosovën. Për viktimat. Për gjithë ata që luftuan për drejtësi dhe të vërtetën. Kur përkujtimi shndërrohet në spektakël hipokrizie, kur në emër të viktimave përpiqesh të pastrosh figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda, kjo nuk është as empati, as drejtësi, është abuzim. Një abuzim i skajshëm me dhimbjen. Dhe një arrogancë e frikshme ndaj kujtesës historike”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të ngjashme