Shoqëria civile: Ngërçi politik ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm, vendi po dëmtohet - NACIONALE

Shoqëria civile: Ngërçi politik ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm, vendi po dëmtohet

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Shoqëria civile është shprehur e shqetësuar për vazhdimin e ngërçit politik.

Përmes një reagimi për media, një grup i OJQ-ve ka bërë me dije se zvarritja e krijimit të institucioneve të reja ka kaluar çdo kufij.

Këto organizata kanë vlerësuar se kjo krizë po e dëmton rënd Kosovën.

Kriza institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit. Qeveria aktuale, të cilës i ka përfunduar mandati, po vazhdon të veprojë pa mbikëqyrje dhe kontroll parlamentar, situatë kjo e papranueshme për një shtet demokratik”, është thënë në reagimin e këtyre organizatave.

Shoqëria civile u kanë bërë thirrje liderëve politik të reflektojnë ndaj situatës aktuale.

Zhvillimet gjeopolitike aktuale kërkojnë përgjegjësi dhe veprime të shpejta nga shtetet demokratike. Mosfuksionalizimi i Kuvendit të Kosovës është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm. Ky stagnim rrezikon që vendet partnere të humbin besimin në aftësinë tonë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të vepruar si një shtet serioz në skenën ndërkombëtare”, është thënë në reagim.

Më poshtë i gjeni organizatat të cilat kanë reaguar:

Organizatat mbështetëse (renditja sipas alfabetit):

Advocacy Training & Resource Center (ATRC)

Asociacioni i Mediave të Pavaruara Elektronike të Kosovës (AMPEK)

Balkan Green Foundation (BGF)

CEL Kosova

Center for Eduction and Community Development-Friends

CIPOF Childproof

Community Building Mitrovica (CBM)

Community Development Fund (CDF)

Democracy Plus (D+)

Demokraci për zhvillim (D4D)

Dylberizim

Ekovizioni

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)

Hyjneshat

Iniciativa për Progres (INPO)

Iniciativa Qytetare Skenderaj

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Instituti Sekhmet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

Kosovo Advocacy & Development Centre

K-Ë4Ë

Leadership Development Association Europe

Lëvizja FOL

Neë Social Initiative (NSI)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë

OJQ “ACCESS”

OJQ “Vision02”

OJQ EC Ma Ndryshe

OJQ Fortesa

OJQ Mundësia

OJQ Politeia

OJQ Zana

OJQ Pishtarët

Organizata Bubble

Organizata ÇOHU!

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA

Qendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Qendra Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm – QKZHQ

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC

Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC)

Qendra për Barazi dhe Drejtësi

Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA)

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD

QIKA

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET

Rrjeti Qeliza

SHL – Kosova

Syri i Vizionit

The Foundation House (ish-IPKO Foundation)

YMCA Movement

Lajme të ngjashme