Shefi i kabinetit të Osmanit: Persona me uniformë të Serbisë janë futur 15 kilometra brenda Kosovës
Blerim Veka, shef i kabinetit te presidentja Vjosa Osmani, ka shkruar në rrjete sociale se persona me uniformë janë futur 15 kilometra brenda Kosovës.
“Burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë me automjete të blinduara janë 15 kilometra brenda territorit të Kosovës (Banjska), ku një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës rezultoi me një polic të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paparë kundër Kosovës. Ai do të dështojë”, shkroi ai në platformën “X”.
Jozyrtarisht raportohet se sulmet me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës po vazhdojnë.