ShBA e kishte quajtur 'rrenc' Vudin, burimin e Slobodna Bosnas që i dha hapësirë RTK-ja për të goditur Nacionalen
Tashmë burimi i “Slobodna Bosna”, i cituar edhe nga RTK-ja, ka emër. Bëhet fjalë për gazetarin kontravers, Vudi Xhymshiti, dikur aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Revista boshnjake në një artikull të publikuar sot, për të cilin pretendon se është “ekskluziv” citon pikërisht Vudin dhe lajmet që ai veç se i kishte publikuar në një “webfaqe” të tij ku sulmonte Nacionalen. Më poshtë, iu njohim pak me Vudin…
Vudi Xhymshiti disa muaj më parë u bë lajm për disa pretendime të tij rreth ish-emisarit amerikan, Gabriel Escobar, të cilat ky i fundit personalisht dhe Departamenti i Shtetit, i kishin demantuar.
Xhymshiti atë kohë kishte publikuar informatën për largimin e Escobar nga pozita e tij në Administrateën Amerikane, duke pretenduar se ai është pushuar nga puna. Veç kësaj, ai shkruante pa ndonjë fakt edhe për “lidhje të Escobar me disa avokatë”.
Ja si e kishte demantuar Escobar:
“Kam edhe një gjë, përpara se të largohem. Dua t’i adresohem një gjëje për të cilën kemi pasur shumë pyetje, dhe dezinformata që janë prodhuar nga një gazetar i pretenduar, i cili ka thënë që në po pushohem nga puna për lidhje të dyshimta me qeverinë serbe. Çdo gjë në atë raportim është një gënjeshtër, gënjeshtra që mund të verifikohen, fillimisht, unë nuk po pushohem nga puna, e dyta, gruaja ime nuk ka marrë asnjë para nga asnjë qeveri e huaj, gruaja ime në çdo ambasadë ku kemi punuar, ka punuar pa ndonjë para apo kontratë, do të vazhdojë të punojë këtë.”
“Nuk kam lidhje me avokatët në Teksas, dhe kjo firmë ka një faqe publike, kështu që një gazetar i përgjegjshëm do t’iu adresohej edhe atyre dhe ta konfirmonte që s’ka lidhje.”
Megjithatë, vlen të theksohet se Escobar kishte zbuluar një detaj fort të rëndësishëm njëkohësisht. Ai kishte lënë të kuptohet se Xhymshiti publikoi lajmin vetëm pasi vetë Escobar foli me Qeverinë e Kosovëss.
“Po ashtu, pretendimi se informacionet kanë ardhur nga burime brenda Kongresit është i rremë, sepse kongresi nuk ka qenë i njoftuar për ndryshime në personel, raportimi erhdi pasi unë fola me të gjitha qeveritë në rajon për të folur për tranzicionin, dhe ky raportim ka ardhur pak pasi fola me Qeverinë në Kosovë. Pra është një dezinformatë…” – kishte thënë ai.
Më poshtë, lexoni edhe demantimin e DASh-it:
“Këto pretendime të bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme. Gruaja e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Escobar nuk ka marrë asnjëherë fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. As DAS Escobar nuk ka ndonjë lidhje familjare me partnerin e supozuar në firmën ligjore të Teksasit McGinnis Lochridge LLP. Është e papërgjegjshme të publikohen të tilla falsifikime”.
Si u distancua Qeveria?
Vudi si ish-aktivist i VV-së, u denoncua edhe nga Escobar se mund të kishte marrë informacione nga Qeveria. Megjithatë, këta të fundit kishin tentuar të distancohen nga ai.
“Nuk kemi ndonjë kontakt me gazetarin në fjalë, me të cilin nuk ndajmë qëndrim sa i përket pretendimeve të tij në lidhje me emisarin Escobar.” –thuhej nga Qeveria.
10 mijë euro, pa bërë asnjë punë
Nacionale pak kohë më parë ka raportuar se si Xhymshiti mori plot 10 mijë e 500 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një projekt “ambicioz” ku do të fotografoheshin “kostumet tradicionale të llojeve të ndryshme të komuniteteve etnike në Kosovë, përfshirë shqiptarëve, serbëve, egjiptianëve, turqve dhe boshniakëve”. MKRS si përfitues të 10 mijë e 500 eurove Xhymshitin e ka shpallur qysh më 28 korrik 2023.
Projektit që buxheti i shtetit kosovar tash në duart e pushteti të Vetëvendosjes ia kishte dhënë 10 mijë e 500 euro, Xhymshiti ia kishte veshur emrin “Etnofoto” dhe njoftonte se kishte nisur ekzekutimin “pas gjashtë javësh punë intensive”. Kjo ishte më 5 shtator 2023.
Megjithatë, sot e kësaj dite fotografitë nuk ndodhen askund.
Të gjitha detajet rreth kësaj, mund t’i lexoni në artikullin: Vudi Xhymshiti i mori 10 mijë e 500 euro për fotografi që s'i bëri kurrë, Ministria e Kulturës nuk tregon as pse