Selimi: Kurti harroi vendet e punës, ekonominë e investimet, fokusin e ka vetëm te Serbia - NACIONALE

Selimi: Kurti harroi vendet e punës, ekonominë e investimet, fokusin e ka vetëm te Serbia

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati Petrit Selimi pas reagimit të ShBA-së ndaj Qeverisë Kurti, ka thënë se secilën javë po shtohet nga një çështje në listën e mosmarrëveshjeve.

Sipas tij, kjo po ndodhë pasi Qeveria ka nevojë të krijojë kriza e të korrë përfitime të pakta elektorale.

Tutje, Selimi ka shtuar se Kurti ka harruar premtimet e tij dhe fokusin e ka vetëm te Serbia.

“Çdo javë po shtohet edhe nga një çështje në listën e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe ShBA-së. E vetmja arsye është nevoja e regjimit qeverisës të Kosovës të krijojë kriza dhe të korrë disa përfitime të pakta elektorale. Kurti harroi vendet e punës, ekonominë, investimet. Fokusi i vetëm i tij është Serbia. E pashëndetshme.” – ka thënë ai.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë reaguar ashpër Qeverisë së Kosovës pas aksionit në veri, ku u mbyllën nëntë degë të Postës Serbe.

"Qeveria e SHBA është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër degëve të postave serbe në veri të Kosovës. Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t'i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë." - thuhej në reagim.

Lajme të ngjashme